
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj, publikoi këngën e re këtë të martë, në bashkëpunim me Yllin Limanin.
Këngëtarja mendohet se vargjet “mos u kthe shko tek zemra tjetër që të pret”, ia ka dedikuar Donaldit.
Vlen të theksohet se Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit me të cilën aktori ka pasur një lidhje, por u “nda” dhe krijoi një tjetër brenda “BBV” me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Kënga e Semit është vendosur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe Donaldi shihet që e ka dëgjuar me vëmendje.
Beniada ka qenë ajo e cila ka thënë se është kënga e re e Semit. Pasi e vendosën për herë të dytë, Donaldi ka parë Ilirin në sy duke nënkuptuar që është për të e ka nënqeshur.
“Shumë e bukur kënga e Semit, po pak e trishtë!”- është dëgjuar Donaldi të thotë më tej.
Kujtojmë se të gjithë u emocionuan për puthjen mes Borës dhe Donald Veshajt ndërsa ishte e ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Por disa muaj më pas ai tha se aty kishte hyrë vetëm, referuar gjithë konflikteve që kishte jashtë me moderatoren.