Morën peng fierakun, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

Morën peng fierakun, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

499
0

Policia e Shtetit ka arritur të lirojë një person të marrë peng prej 4 ditësh nga dy persona në Fushë-Krujë për motive përfitimi material. Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Fieri, për këtë arsye, operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas përdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”. Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH. Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor. Policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim. Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.