Modelja tashmë rrezikon burgun, ja se për çfarë e akuzon futbollistin e...

Modelja tashmë rrezikon burgun, ja se për çfarë e akuzon futbollistin e Milanit

414
0

Kur tri vjet më parë nisi kjo çështje, u duk se Teo Hernandez mund ta pësonte. Sapo kishte nënshkruar me Realin e Madridit, por më shumë se sa transferimi i tij, në media komentohej deklarata e një vajze, e cila e akuzonte francezin se e kishte droguar dhe më pas përdhunuar.

Paditësja ishte Luisa Kremleva, modele ruse, e cila sillte fakte për çdo gjë që kishte ndodhur në një diskotekë të Marbejas në Spanjë. Një vit më parë, akuzat e vajzës ishin rrëzuar të gjitha, sepse ekzaminimet gjinekologjike kishin treguar ekzistencën e një raporti seksual, ndërsa ato të gjakut përjashtonin çdo shenjë droge në gjakun e vajzës.

 

Hernandez, nga ana e tij, kishte këmbëngulur për pafajësinë, duke thënë se mes çiftit çdo gjë kishte ndodhur me konsensus. Dje gjykata vendosi përfundimisht pafajësinë e lojtarit të Milanit, teksa prokura ka hapur një dosje ndaj modeles, e cila akuzohet për akuzë të rreme.