“Miting në kohë pandemie, vetëm idiotët mund ta bëjnë”, komentuesi ”gozhdon” Dritan...

“Miting në kohë pandemie, vetëm idiotët mund ta bëjnë”, komentuesi ”gozhdon” Dritan Hilën: Unë jam gazetar, shkoj ku të më dojë qejfi (Replikat)

516
0

Të shtunën e kaluar në Tiranë u zhvillua një protestë simbolike, për të përkujtuar ditën e Europës, që u shoqërua me akte dhune nga ana e policisë, ndaj disa prej aktivistëve të shoqërisë civile. Gazetari Dritan Hila është në mesin e atyre që përshëndet policinë për dhunën, dhe që mendon se vetëm idiotët mund të protestojnë në kohë pandemie.

“Te organizosh miting ne kohe pandemie dhe te akuzosh policine per dhune ne shperndarje, kete vetem idiotet mund ta bejne. Pastaj, te akuzosh ata qe nuk behen pale me idiotet, si pro Rames, eshte nje standart qe e kapin vetem Idiotet shqiptare.

Kam nje keshille per keta intelektualet: Ne vend se te jepni keshilla nga shtepia, nenshkruani nje deklarate qe ne rast se infektoheni, nuk doni sherbim shendetesor as per vete dhe as per familjaret. Kaq e thjeshte. Edhe perendimi ka te tille hajvane, por nuk ju jep njeri ze ne gazeta serioze dhe as ka parti politike qe behen pale me ta. Perkundrazi. Ata qe degjohen jane profesionistet. Jane statistikat qe flasin per nje semundje vdekjeprurese qe trembi edhe mjeket. Degjoni Tritan Kalon, Arian Harxhin, Pellumb Piperon dhe profesioniste qe kane mbaruar shkolle e specializime per kete pune dhe jo gjithfare deficentesh e deficentesh mazokiste”, shkruan Hila, në postimin e tij, që është shoqëruar me një valë reagimesh kunder.

Një prej klomenteve më pikante ka qenë ai i një qytetari, që pyet Hilën sesi ka mundësi që në kohë pandemie, vetë gazetari kishte mundësi që të shkonte në det, duke u bërë dhe arsye grumbullimi, por ama një protesta me numra simbolikë nuk mund të lejohet.

Dhe përgjigja e Hilës ishte shumë e zgjuar… gazetari ka liridalje dhe në luftë, dhe se çfarë bën ai gjatë kësaj kohe, është vetëm punë e tij. Për më shumë ndiqni debatet në foton e mëposhtme: