Midis krizës financiare, UEFA i shpërndan 470 mijë euro klubeve shqiptare

Midis krizës financiare, UEFA i shpërndan 470 mijë euro klubeve shqiptare

423
0

Futbolli shqiptar vuan nga mungesa e financimeve dhe ky është një problem që evidentohet shume lehtë. Shumë nga klubet e Superiores, kanë dhe probleme me shpërndarjet e pagave dhe kjo tregon shumë për krizën financiare që ekziston.

Por gjithsesi një lajm i mirë për të gjithë ekipet shqiptare vjen nga UEFA, ku është akorduar një fond në ndihmë të futbollit.

I tillë është shpërblimi që UEFA jep për ekipet e Kategorisë Superiore me anë të Fondit të Solidaritetit. Shifër e caktuar për çdo federatë, për t’ua shpërndarë të gjitha ekipeve elitare, në mënyrë që me anë të një projekti për zhvillimin e akademisë, të mund ta vënë në përdorim këtë fond.

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, e zhvilluar në orën 11:00 deri rreth orës 12:30 në ambientet e institucionit të futbollit në vend, është diskutuar dhe miratuar edhe shpërndarja e fondit për ekipet shqiptare të elitës.

Nga informacionet mësojme se bëhet fjalë për një fond prej rreth 470 mijë eurosh që UEFA ka akorduar për Shqipërinë, i cili më tej përpjesëtohet për skuadrat e elitës. Në bazë të mënyrës se si funksionon diçka e tillë, secila skuadër e Superiores duhet të përgatisë një projekt investimi në ekipet e akademisë dhe në bazë të atij projekti, merret financimi për ta realizuar. I tillë është funksionimi i Fondit të Solidaritetit.