Garantoi se do të qëndrojë në Presidencë deri në fund të mandatit dhe se nuk do të jap dorëheqjen, pavarësisht nismës së PS-së për ta shkarkuar. Ilir Meta tha se nga institucioni që ai drejton do të ngrihet Republika dhe vendi nuk do të bëhet një koloni.
“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por Republikës, nuk do të bjerë kurrë, nga ky institucion do të fillojë ringritja e republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në koloni. Bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të 2022”, tha Meta.
Por a do të shpërndajë Presidenti Parlamenti, pas dy letrave të nisura në drejtim të KQZ, që i kërkonte informacion për mënyrën e zëvendësimit të deputetëve të opozitës?
“Do bëjë çdo veprim me shumë qetësi, me shumë përgjegjshmëri do t’i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së republikës dhe interesave të saj”, theksoi kreu i shtetit.