Sipas burimeve të sigurta pritet që Ilir Meta nesër do të takojë krerët e partive të mëdha politike në vend, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.
Më herët burime nga Presidenca bënë me dije se Presidenti Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Të shtunën Meta vendosi që të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kryeministri Rama insiston se zgjedhjet do të bëhen.