Meta LETËR Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, i nxjerr VIDEON Ramës:...

Meta LETËR Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, i nxjerr VIDEON Ramës: Çfarë deklaronte kur ishte Ministër Kulture

372
0

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar dje një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen e tij.

 

Lajmin e bën të ditur vetë Meta në një postim në Facebook, ku deklaron se është krah kauzës së tyre dhe mbështet aplikimin e Aleancës drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra”.

 

Kreu i Shtetit ka publikuar edhe një video të kryeministrit Edi Rama të vitit 2000, ku ky i fundit deklaronte se është në mbrojte të Teatrit Kombëtar.

 

Reagimi i plotë i Metës:

 

Të dashur miq!

 

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

 

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

 

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.