Messi më i mirë se Ronaldo në FIFA 21

Messi më i mirë se Ronaldo në FIFA 21

449
0

Argjentinasi mbetet lojtarë më i mirë se portugezi, pavarësisht se pati një sezon për t’u harruar me Barcelonës gjatë 2019-20

Lionel Messi e ka mposhtur Cristiano Ronaldon në titullin për lojtarin më të mirë në botë përsëri – s’paku në video lojën FIFA 21, pasi që EA Sports publikoj 100 lojtarët e gatshëm në këtë lojë.

Argjentinasi e ka marrë këtë vend para superyllit portugez, pavarësisht se pati një sezon për t’u harruar me klubin dhe vendin, pasi që për herë të parë me Barcelonën në këto vite ai dështoi për të fituar ndonjë trofe.

Megjithatë, të dy lojtarët kanë rënie në pikë të përgjithshme pasi që kanë humbur nga një pikë, nga 94 dhe 93 respektivisht në 93 dhe 92, edhe pse ata morën pozitat e tyre si i pari dhe i dyti në rënditjen e përgjithshme.

Ish shoku i skuadrës së Messi, Neymar ka rënë nga vendi i tretë në vendin e pestë me notë 91, me yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowski që ka marrë medaljen e bronztë duke kërcyer nga vendi i 15-të në të tretin pas një super sezoni në Bundesligë dhe në Ligën e Kampioneve.

Askush nuk mund të krahasohet më rënien e vendit të katër, Eden Hazard, i cili pati një sezon të dobët me Real Madridin, e ku renditet i 22-të, në sandviç me çiftin anglez Harry Kane dhe Raheem Sterling.

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne është një vend më lart se shoku i tij i Kombëtare tani, duke kompletuar kështu top-5 – por janë kampionët e Premier Ligës, Liverpool të cilët kanë më se shumti lojtarë në top, derisa ata barazohen me Barçën në përgjithësi, me 10 lojtarë.

Virgil Van Dijk udhëheq nga skuadra e Jurgen Klopp në vendin e shtatë, i përcjell nga portieri i Atletico Madrid Jan Oblak pak para yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe – derisa Mohamed Salah dhe Sadio Mane gjenden në pozitë të nëntë dhe 10 në këtë listë.

Pas tyre është portieri i Reds Alisson (12th), Trent Alexander-Arnold (37th), Roberto Firmino (41st), Andy Robertson (43rd), Fabinho (44th), Jordan Henderson (55th) dhe  Georginio Ëijnaldum (76th).

Nga lojtarë të tjerë të Premier Ligës, ish kampionet e City kanë nëntë lojtarë në total 0 sa Real Madridi – derisa Manchester United dhe Tottenahm kanë katër, me yllin e Djajve të Kuq, Bruno Fernandes që nga vendi i 99 është në vendin e 32-të.

Ka edhe befasira, njëra prej tyre është portieri i RB Leipzig, Peter Gulacsi, i cili është në vendin e 93-të, dyshja e Leicester City Ricardo Pereira (79th) dhe Jamie Vardy (50th), ky i fundit fitues i Këpucës së Artë në Angli.

FIFA 21 do të jetë gati për lansim botëror më 9 tetor, ku ata që e kanë rezervuar atë do të kenë mundësi te kenë kyçje më të shpejt.