Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia, ka deklaruar seTahiri është i pafajshëm, dhe se do të jetë çmenduri që gjykata të vendosë fajësi, pa asnjë provë, apo argument për ta deklaruar fajtor për tre akuzat shumë të rënda.
Ne nje interviste dhene per “News 24”, Haxhia ka thene se pret vetem pafajesi, nderkohe qe dha nje mesazh direkt per politikanet, te bejne kujdes me akuzat ndaj kolegeve bazuar ne biseda telefonike, duke iu frikesuar, sic ka thene ai, precedentit.
“Nëse Tahiri do të dënohet cdo politikan është prehe e precedentit”- tha ai.
Pyetur per permendjen e emrit te Rames, cilesuar si shefi i madh ne politike, nga ana e Tahirit, e nese nje gje e tille ka qene mesazh i koduar nga ana e klientit te tij, Maks Haxhia deklaroi: Ca realitete kanë edhe pjesë të humorit, me të drejtë Tahiri tha si e keni hetuar ju që une jam shefi i madh, domethene qe nese do te hetonit, ju do krijonit bindje tjetër që nuk jam. Fjalët që ai thotë ne pergjim, qe jam me shefin e madh, që sipas akuzes është Tahiri, ish ministri i kundershtoi duke faktuar qe “unë kam qenë në Bruksel me Gjoshën dhe më pas në mëngjes kam qenë me kryeministrin, tani kush është shefi i madh, jam unë? Shef i madh në krim nuk jam unë, nuk mund të jem në dy copa, një në Bruksel dhe një të hajë drekë me Habilajt”.
Nderkohe lidhur me sa tha, qe ka njerez qe nuk mbajne pergjegjesi per vellezerit, dhe nese e ka pasur kete per ish ministrit Fatmir Xhafaj, Haxhia ka thene se nuk beson te ishte per kete. “Une nuk e kuptova kështu, ai e kishte ne kuptimin qe njeriu mban përgjegjësi për veprimet e veta, nuk e marr që ishte për Xhafën, absolutisht”.
Pjese nga deklarata e Haxhiajt
“Një prokuror që e sjell cështjen për gjykim do i qëndrojë asaj deri në fund edhe pse kishte argumentat ligjor, bazuar edhe në vendimin e Catanias, cështja duhej pushuar. Në kushtet e këtij procesi, ishte me të vërtetë një proces që krërkonte përqëndrim e investim. Gjej rastin të falënderoj edhe z.Tahiri, që kishte jetën e vet në këtë proces. Ai paraqiti një sërë provash në kundërtshi me prokurorinë para gjykatës. Akuzohet për tre vepra tejmase të rënda. Gjithë ajo që sollëm në gjykatë, ishte një servirje jo vetëm për opinion, paraqitja në mënyrë pomopoze e dokumenteve që nuk sollën një provë për ta fajësuar. Kusht kryesor për të vërtetuar akuzën është pjesëmarrja aktive e z. Tahirit.
Sipas tij, “Vepra penale, ka disa korniza juridike që nuk të lë të dalësh jashtë. Gjykata është strikte në kërkesat juridikë. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër kur personi, Artan Habilaj nuk ka akuza penale.
Sjell në vëmendje si nisi procesi, tre prokurorë i kërkuan këshillit të mandateve për arrest me burg për Tahirin si pjesëmarrës në trafik të lëndëve narkotike. Të tre këta prokurorë për të hequr cdo aludim që ishin me ngarkesa politike thanë që kemi sjellë këtu e këmi këtë kërkesë vetëm mbi bazën e dokumenteve të Italisë“- tha avokati Maksim Haxhia duke theksuar se prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë.