Kryeministri Edi Rama bashkë me Komisionerin Europian, Janez Lenarčič kanë shkuar të shohin nga afër punimet në një nga shkollat e Durrrësit që është dëmtuar nga tërmeti.
Ata kanë takuar edhe ekipet e huaja të ekspertëve që ndihmojnë në rindërtimin e dëme, ku nuk kanë munguar as batutat.
Në një moment komisioneri ka takuar dy ekspertë sllovenë dhe është ndjerë i lumtur.
‘Jam shumë i kënaqur që shoh dy anëtarë nga vendi i oruiigjinës Sllovenia këtu’, tha Janez Lenarčič.
Ndërkohë mes të qeshurave, Rama ka shtuar se ‘Slovenia është i vetmi vend që e ka fjalën ‘love’ brenda saj’.
Më tej ata kanë biseduar edhe me dy italianë, të cilët kryeministri i ka quajtur si shqiptarë:
‘Unë e them gjithmonë që italianët janë shqiptarë të veshur me Versace’, shtoi Rama.