Merret vendimi, ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore

Merret vendimi, ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore

11
0

Ministria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e maturës shtetërore. Ministrja Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale, njofton se provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës së Huaj, që do të mbahet më 3 qershor. Më pas, më 10 qershor do të mbahet “Gjuha Shqipe dhe Letërsia”, më 17 qershor Matematika dhe më 24 qershor provili i lëndës me zgjedhje. Ministrja ka sqaruar se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e Maturës 2025 tashmë janë publikuar dhe shpërndarë në çdo shkollë.

 

Postimi:

 

️Njoftim i rëndësishëm për maturantët!

✅ Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e Maturës 2025 tashmë janë publikuar dhe shpërndarë në çdo shkollë.

Suksese të gjithë nxënësve tanë