Merr fund pritja e ëmbël e Monikës; Vjen në jetë Enkelejda dhe...

Merr fund pritja e ëmbël e Monikës; Vjen në jetë Enkelejda dhe çifti merr këtë vendim

393
0

 

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monique, janë bërë prindër për herë të dytë! Lajmin e pritjes së ëmbël  e bënë publik  përmes një postimi në Instastory, ku çifti mbante duart rreth barkut të rrumbullakosur, por atë të lindjes duket se zgjodhën ta mbajnë larg vëmendjes të publikut. Burime për Lajmi.net & Panorama Sport, bëjnë me dije se vogëlushja me emrin Enkelejda ka ardhur në jetë.

 

Vetë çifti nuk ka publikuar ende asnjë foto në rrjete sociale, por thuhet se pjestarja e re i është bashkuar familjes ditën e djeshme.

 

Në një intervistë të një viti më parë në programin e mëngjesit ‘Wake up’, Lorik Cana është shprehur se Monika ia ka zgjedhur dhe emrin dhe do të jetë: Enkelejda. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë vogëlushes jetë të gjatë dhe të presim për një foto të sajën, krahë vëllait e prindërve.