ANGLI– Dyshja kishin 8 vite së bashku dhe ishin martuar në fshehtësi në vitin 2016. Por mesa duket lidhja mes këngëtares Adele dhe bashkëshortit të saj Simon Konecki ka marrë fund. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e ylli të “Hello”. Vetë Adele nuk ka preferuar të japë më shumë detaje nga kjo ndarje duke kërkuar privatësi nga mediat. Çifti janë prindër të një djali 7 vjeç, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Angelo.