Ka marrë fund ëndrra e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Europian.
“Dardanët” janë mposhtur 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-off” të Ligës së Kombeve.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Kosova ishte dominonte duke zhvilluar një lojë të hapur, por golat erdhën nga vendosja e gabuar në mbrojtje.
Ishte Benjamin Kololli që padashje devijoi një top në portën e Muric, për avantazhin 1-0 në favor të vendasve në minutën e 16’. Kosova barazoi në 1-1 përmes Florent Hadërgjonaj (29′). Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu avantazhin e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2-1.
Bernard Challandes reagoi me disa zëvendësime në pjesën e dytë por pavarësisht kësaj “dardanët” nuk mundën të barazonin rezultatin.
Maqedonia kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve, për të synuar kualifikimin kundër Gjeorgjisë muajin e ardhshëm.