Menduat se iku dimri? Dëbora rikthehet në shumë qytete të vendit, ARRSH...

Menduat se iku dimri? Dëbora rikthehet në shumë qytete të vendit, ARRSH këkon kujdes në këto rrugë

315
0

Mëngjesin e sotëm shumë qytete të vendit janë zgjuar me reshje të dendura bore. ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për akset ku duhet të përdorin zinxhirët në rrugë nga Dardha e deri në Razëm dhe Bogë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë duke ndjekur udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Njoftimi i ARRSH:

 

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

 

Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës

 

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.

 

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës

 

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

 

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

 

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore