Një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati një grua në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në lagjen numër 13. Gruaja ka dëgjuar një zhurmë dhe ka menduar se në shtëpi i kishin hyrë hajdutë dhe nga frika është hedhur nga dritarja.
Banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.