Pas asaj humbje në derbi me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit, stoli i Ardian Memës pësoi edhe lëkundjen e parë. Si për të përforcuar reagimet e para negative në drejtim të stolit bardheblu, erdhi edhe ajo ndeshje ndaj Flamurtarit.
Këta të fundit kishin vetëm një pikë në renditje në fundin e tabelës, ndërsa ndaj bardhebluve erdhi edhe pika e dytë. Për më tepër në minutat e fundit, falë realizimit të Hoxhaj. Ndërkohë që zërat për largimin e Ardian Memës janë shtuar, Sulejman Mema është shprehur për “Supersport” se kjo do t’i bënte më keq Tiranës.
“Më vjen shumë keq që trajneri ka këto presione. Mos të harrojmë që vjet e shpëtoi për të mos rënë nga Kategoria. Skuadra është e mirë këtë vit. Do të më vinte shumë keq nëse merret një vendim i tillë. Nëse do të ndodhë, atëherë do të jetë më keq, pasi ekipi do të kalojë si në vitet e tjera me prentendimet e saj për mbijetesë”, ka thënë Mema.