Melania Trump nxjerr në ankand kapelen e bardhë por rrjeti “vlon” nga...

Melania Trump nxjerr në ankand kapelen e bardhë por rrjeti “vlon” nga kritikat

346
0

Ish zonja e parë Melania Trump njoftoi javën e kaluar se do të nxirrte në ankand një kapelë së bashku me dy sende të tjera.  Çmimi fillestar ishte 250 mijë dollarë por ky vendim ka marrë kritika  të shumta në mediat amerikane. Melania Trump e ka parë gjithmonë rolin si bashkëshorte e Presidentit, ndryshe nga shumica e paraardhëseve të saj. Ajo nuk fliste në publik, bënte rrallë udhëtime, nuk bënte fushatë dhe rrallë shprehte pikëpamje apo ide që mbështesnin ish presidentin Donald Trump. Tani ky ankand i saj është parë si diçka që ajo vërtet dëshiron ta bëjë pa u shqetësuar se çfarë mendon publiku, por kjo po e lë Melanian në shënjestër të kritikave.

 

Shumë personazhe publikë e kanë cilësuar këtë veprim se po bëhet për përfitimin personal të ish zonjës së parë, në kurriz të traditës dhe respektit për rolin që ajo ka patur më parë. Kundër këtij vendimi kanë dalë edhe disa ish zyrtarë të administratës Trump.

 

Melania Trump po nxjerr në ankand kapelen e bardhë, me strehë të gjerë që ajo kishte veshur në prill 2018, për vizitën shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë. Kapela, e krijuar nga stilisti personal i Trump, Hervé Pierre, u bë për t’u përshtatur me kostumin e bardhë të koleksionit Michael Kors që ajo kishte veshur për këtë rast. Ankandi përfshin gjithashtu një pikturë me bojëra uji nga artisti francez Marc Antoine Coulomb si dhe një vepër dixhitale NFT.

 

Të gjitha artikujt që Trump shet mund të blihen vetëm përmes kriptomonedhës. Pjesa më e madhe e veshjeve të një zonje të parë ruhet dhe shpesh i jepet një biblioteke presidenciale ose një muzeu tjetër, ndaj vendimi i znj Trump po anashkalon traditën, thonë ekspertët. Melania Trump nuk ka dhënë asnjë sqarim nëse këto para do të shkojnë një pjesë për bamirësi apo do të jenë tërësisht për përfitim personal.