Media palë me vrasësit

Media palë me vrasësit

444
0

Nga Bejdo Malo

“I penduar dhe i renduat psikologjikisht. E vrau gabimisht”. Jo sikur është vrarë një njeri por sikur i ka rrëzuar akulloren nga dora. Kjo ishte keqardhja e ndyrë televizive, e medias se shkruar për një vrasje te ditëve të fundit. Një lojë e ndyrë avokatësh që përpunojnë gazetare te papergjgjshme, të rëndomta, redakotorr të pa shpirt dhe pa logjikë. Kjo është badërdia që ndodh me cdo krim. Asnjë media asnjë gqzetar, anjë televizion s është me viktimën. Me hallin e familjes qe i ka ndodhë tragjedia. Po lajme te ndyra që heroizojnë dhe u shrbejnë kauzqve te ndyra të avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve qe bejne pasuri me gjakun e viktimave duke marrë në mbrotje vrasësat. Një avokat me tha që kko është bërë normë për të lehtesuar fillimisht e për të nxjerrë nga burgu cdo vrasës. Në fillim prgatit opinionin me anë të medias. Beni përpunimi. Logjistik në media se perounimin ligjor e bejmë vetë thonë prokurorët e gjykatësit.  Një avokat më thotë se filan prokuror ta merr cigaren nga dora. Sa herë e takoj më thotë si janë nga shëndeti klinetët tuaj a janë mirë. Duke nenëkuptuar se a paguajnë. Kanë shpikur kodr dhe fjalor të posaçëm. Sot prokurorët dhe gjykatësit pyesin se sa vrasje ke patur ketë muaj. Njesoj si ajo perralla kur u takua prifti me hoxhën dhe e pyetën njeri tjetrin. Si dole këtë muaj. Mire i tha hoxha kater vdekje, pesë synete, dhe 10 nuska, po ti i thotë priftit, gjashtë vdekje dhe tetë celebrime. Dhe prokurorët dhe gjykatësit pyesin njeri tjetrin. Sa vrasje kishe ketë muaj dhe sa aksidente. Sepse aty jane paratë. Por si nje bisht gjarperi si zgjatim i kësaj  ndyresie që ndodh cdo ditë është bërë dhe media. Palë me vrasësit. Nul le gur e mur pa justifikuar krimin e tyre vrasjen makabër. Ku vemi ku shkojmë. C far bëjmë kështu. C punë kemi me vrasësin. Me të ka punë ligji. Ne kemi punë me viktimëm me plagen famijare me plagen sociale. Ka etike gqzetareske. Një kafe  piu me nje trafikant droge aktori famshem i hollivudit Shin Fen dhe shteti  amerikan e denoi me 600 mije dollarë gjobë sepse shkeli etikën. Po tek ne cfar ndodh. Mbushur media me lajme qe gati e bejnë të ligjshme vrasjen. Në vend te jepen detaje për krimin jepen vese për vktimën. Germohet ne jeten e viktimes dhe copetohet. Shkohet deri aty sa nga lajmet televizive te krijohet ideja se viktima ka varë vrasësin e jo vrasesi viktimën. Helmohet opinioni. C po ndodh. I varrosëm cdo ndjeshmëri kësaj shoqërie.

Shperndaje