“Me ujë dhe qumësht i rrit fëmijët?”, Kim Kardashian hap frigoriferin dhe...

“Me ujë dhe qumësht i rrit fëmijët?”, Kim Kardashian hap frigoriferin dhe të gjithë mbetën pa fjalë

486
0

 

Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, sikundër ka edhe prej tyre që e konsiderojnë si modeli më i shëmtuar për t’u ndjekur e megjithatë në këtë përballje qasjesh, një gjë është e sigurt: Kim Kardashian ia del gjithmonë që të flitet për të. Fama që ka mamaja e katër fëmijëve është famë komplet e një lloji tjetër, që ajo vetë e ka shpikur. Është famë multi-funksionale, shumë komplekse dhe e pakopjueshme.

 

 

Pse? Sepse njerëzit dinë për të, flasin për të dhe nuk mund të ndalin së bëri këtë gjë, dhe për këtë Kim nuk duhet të falënderojë vetëm show-t e ndryshëm ku merr pjesë, linjat e ndryshme të produkteve kozmetike apo të veshjeve që nxjerr në treg prej vitesh, por edhe rrjetet sociale. Dhe çfarë ndodh në Instagrami-n e Kim, nuk ka si të mos bëhet lajm sidomos kur blogger-ja, influencuesja, sipërmarrësja e njohur hap dyert e shtëpisë.

 

Një foto e publikuar para frigoriferit të shtëpisë, e cila të jep përshtypjen se zonja West s’ka bërë pazarat prej javësh pasi duken vetëm disa shishe ujë e qumësht, u bë shkak që komentuesit ta sulmonin. “Me çfarë i ushqen fëmijët, ai frigorifer qenka bosh.”, “Je e krimbur me para dhe fëmijëve u jep vetëm ujë dhe qumësht”, “Çfarë papërgjegjshmërie!”, ishin disa prej fjalive që i drejtoheshin 39 vjeçare. Por, hey njerëz, ajo është Kim Kardashian dhe për të mbyllur gojët e liga na tregoi se ç’fshihej vërtetë brenda frigoriferit të familjes Kardashian-West.

“Pashë disa komente nga njerëz që po pyesin veten të habitur se me çfarë i ushqej unë fëmijët. Dhe meqë po vdisni ta mësoni, ja disa pamje nga frigoriferi ynë kryesor,”-thuhet ajo në video, ndërsa tregon pamjet e frigoriferit gjigant sa një shtëpi 1+1 në Tiranë. Dhe fotot e mëposhtme flasin vetë.