Më mirë një Qeveri e droguar apo një opozitë e droguar…?! Nga...

Më mirë një Qeveri e droguar apo një opozitë e droguar…?! Nga Hamza Hatika

551
0

Politika ka rindezur motorët e saj edhe në këtë prag fushate për të justifikuar pazaret e radhës mes vetesh me protestat tipike si dikur të Socialistëve në opozitë dje, ato po riintepretohen edhe nga demokratët sot e deri në përfundim të një marveshjeve të re mes të tre liderëve !

Si gjithmonë prioritet do të mbetet imuniteti përballë ligjit që asnjë politikan të mos dënohet apo denigrohet, shkurt, ata do të rishtrëngojnë përsëri edhe më fort njëri-tjetrin sikur edhe e kanë realizuar perfekt gjatë pluralizmit artificial post 1991.

 

Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen përsëri në dilemën e radhës, të rrojnë si njerëz të një kontinenti demokratik apo nën diktatin e autokracisë putiniste, ndërkohë që Kryeputinisti Rama me “Rilindjen” e tij janë të destinuar që do të dështojnë përsëri, për të tretën herë si qeverisje socialiste, ku tashmë kanë rifilluar edhe këtë pranverë rinumërimin pas.

 

Opozita në rrugë, pasi ka konsumuar të gjitha mjetet e luftës demokratike, iu është rikthyer betejave dhëmb për dhëmb, të etiketuara me termin “mosmbindje civile”, në përpjekje për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe demokracinë e marrë peng në këtë vend.

 

Një rikthim i rilindasve në opozitë duket se është çështje muajsh, por tashmë të kamur nga narkoshteti e korrupsioni galopant, së bashku edhe me bandat që i risollën në pushtet dhe po i shoqërojnë ata hap pas hapi, përsëri në opozitë socialistët do të mbeten një mallkim madhor kombëtar.

Deri më sot, vetëm qeveri dhe opozitë konstruktive socialiste nuk kemi parë, por nesër post narkoshtetit çfarë ata mundet të na ofrojnë, përveçse dhunës në gjenezë dhe trashëgimisë bolshevike të shoqëruar me aferat e bandave të rrugëve, asgjë tjetër?

 

Kjo mbetet për t’u parë, por psikoza e dhunës dhe frikës, e instaluar prej tyre në memorien politike kombëtare, mbetet një kërcënim real për fatet e demokracisë së brishtë shqiptare.

Pyetja është se të nesërmen; a do të kenë vullnetin politiko-ligjor e pa ekuivok qeverisja e ardhshme për të vendosur përpara drejtësisë të paktën disa ishpushtetarë-oligarkë apo edhe levat e tyre, që ata të mos jenë më kurrë aktorë vendimtar si në politikë, ashtu dhe si “biznesmenë” të krimit?!

Historia e tranzicionit flet në favor të kompromisit të të gjithë aktorëve dhe kampeve të klasës politike, pasi ata kurrë njëri-tjetrit nuk ia kanë faturuar ligjërisht dënimet me vendime të formës së prerë si individëve ashtu edhe grupeve të organizuara e të njohura për këdo si për korrupsionin, apo edhe me sekuestrimin e pasurive të përfituara.

 

Dhe kryefjalë mbetet një tjetër reformë apo kodi i ri zgjedhor, ku të veckëlit besnikë janë pararojë e korrupsionit politik që më pas zbret në bazë tek militantët që presin të emërohen si pushtetarët e ardhshëm.

 

Ora e fundit duket se është kurdisur si zakonisht dhe vetëm sa priten që firmat t’i rihedhin përsëri me pompozitet, sikurse në 17-Majin e 2017-s, por në një modul tjetër tanimë, më të moderuar sikurse edhe koha ku po jetojmë, dhe masmedia e financuar dhe e kapur po prej tyre do t’i trumpetojë marveshjet e radhës vetëm si fitore të klasës politike.

Populli ynë jetim, me fatin e lidhur vetëm në duart e kësaj politike vrastare, do të votojë përsëri ato listat me besnikët e kartonit që i plotësojnë me diktatin absolut, ata, kryetarët fitimtarë.

Do të vazhdojmë të vërtitemi në po atë rreth vicioz, nga putinizmi i vrazhdë në putinizmin e pudrosur me pak “krem garbaçovian”, apo perëndimor duke mbetur gjysëm të zbuluar, sa në lindje dhe në perëndim, me dy të tretat në ujë, (teoria e ajsbergut), në rrugën dhe ëndrrën tonë evropiane.

Thënë më shkoqur, shqiptarët do të mbetet përsëri vetëm taksapagues korrekt dhe eksperimenti i radhës për qeverisjen e re… !

 

E pluhuri i zi i dosjeve të krimit që flenë në institucionet e drejtësisë do të ripastrohet përsëri edhe më mirë me ndihmën e të mallkuarit, “miellit të bardhë” kësaj radhe në dosjet e reja të “Rilindjes”, nëse ata kanë lënë ndonjë hapur ?!

 

Reforma e drejtësisë, i konvenon më së mirë, “Rilindjes” e cila nën petkun e Vetingut, e ka zbrasuar si Gjykatën Kushtetuese ashtu edhe atë të Lartë, duke ua kaluar edhe etërve të tyre, për fuqinë e shtet-pushtetit, pasi edhe atëhere të paktën kishte organe drejtësie.

Përsëri politika për ti hedhur hirin syve të popullit tashmë miop kryekëput, do të rifillojnë me akuzat politike e mediatike, edhe me më shumë forcë live në seancat parlamentare, apo studio servile-televizive të masmedias që presin pagesat e radhës si sherbëtorë të çdo pushteti, ku hajdutët do të rithërasin përditë: “Kapeni hajdutin…!”

 

Me këtë klasë politike, Shqipëria do të rimbetet përfundimisht vagoni i fundit në trenin e Europës sepse edhe Evropës kështu ju duhemi, lavatriçe dhe tabelë qitje eksperimentale pa fund.

Kjo u konfirmua qartazi edhe nga shuplakat, Franko-Gjermane në Berlin, ku Rama edhe ripreu biletën e refuzimit të hapjes së negociatave, duke rindëshkuar përsëri pa të drejtë Shqipërinë, por duke shpëtuar të paktën Kosovën nga një rindarje e padrejtë nën preteksin e vijzimeve etnike.

Pazaret Rama-Vuçic, u dogjën si flaka e kashtës, tani i mbetet popullit t’i dërgojë agjentët e Sllavizmit në opozitë të përjetshme.

 

Jam i bindur se me këto që po ndodhin ne do të rimeritojmë klasën politike post Rama, që po na udhëheqin me radhë por pa shumë progres post 1991, dhe kjo konfirmohet, edhe nga sondazhi më i fundit nga Gallup, ku renditemi të katërtit nga fundi i botës si kombi më i stresuar prej keqqeverisjes ndër dekada, pra ne e paskemi merituar realitetin e hidhur dhe të pashpresë të RILINDJES.

Ata vetëm sa rrokadohen mes vetesh duke na prerë shpresat se në shqipëri jetohet, ne mbetëm një popullësi Nomade në kërkim të një atdheu të dytë…

Margaret Theçer, në praneverën e vitit 1990, do të shprehej: “Lëreni Shqipërinë akoma një parcelë eksperimentale”.

 

Nëse në marëveshjen e Jaltës, vendi ynë u harrua ditën e parë në bisedimet historike të rindarjes globale sot kancelaritë nuk po duan ta shikojnë më me lupën e drejtësisë perëndimore vendin tonë, dhe këtë llum të zi që ata e gatuan tashmë po ju buron nga Shqipëria dita-ditës e duke ju derdhur perëndimit po në shtëpitë e tyre.

 

Shqiptarët, që frenuan kalimin e Adriatikut dhe hyrjen në Evropë të Otomanëve, e më pas edhe me Rusët, që u larguan në 1961, po “falas” nga baza e Vlorës, duke ju kursyer NATO-s për 40-vjet dy Divizionet që patrullonin 24 orë nga frika e invazionit të ariut polar, po marrin si shpërblim vetëm kartën pa shpresë të azilkërkuesit në BE, dhe jo ndëshkim ligjor ndaj bandës politike që nuk ndryshon mendësi qeverisje.

 

NATO, përflitet se ka kursyer rreth 35 miliardë dollarë prej vitit 1961 nga ky shërbim ushtarak falas duke u qetësuar nga një makth i një provokimi apo sulmi të minutës së fundit, por sot shqiptarët roje vullentare të lirisë së Evropës ndër 5-shekujsh, shpërblehen me çadrat ngritur rrugëve të po kësaj Evrope mosmirënjohëse si “azilkërkues i një vendi të sigurtë”, e për faj të kujt janë aty…?!

Italia, gjatë kapitullimit të saj në Korrik të 1943, lëshoi rrugëve të shqipërisë mbi 20.000 ushtarë të friksuar nga pushkatimi Nazist, por asnjë prej tyre nuk u arrestua dhe nuk ju dorëzua Gestapos në kërkim të tradhëtarëve që duhej vetëm të pushkatoheshin.

 

Italianët pasi hoqën rrobet ushtarake dhe u veshën me qeleshet tona përloteshin për turpërimin që ndjenin të përulur si komb nga një “imperatori 40-milionëshe luftë nxitëse për një sundim të ri të botës, në kapitullim pa kushte ndaj shqiptarëve mikpritës e të besës që deri dje po këta fashistë i vrisnin dhe u përdhunonin gratë, madje ju internonin rininë kampeve të Italisë.

Dhe si shpërblim të kësaj mikpritje, anija ushtarake Italiane, Sibila, në Marsin e zi të vitit, 1997, u vërsul mbi anijen me fëmijë e familiarë që largoheshin në dëshpërim mbijetese nga pseudorevolucioni i dytë majtist, duke vrarë e mbytur mbi 88 adult e fëmijë në fund të Adriatikut i pangopur ky det me shqiptarë emigrantë në kërkim të lirisë… “Shqipëria vend i sigurtë”, ku çdo katër ditë vritet një njeri dhe çdo 10-12 ditë hidhet një makinë në erë me tritol, apo gjinden lehtësisht vrasës me pagesë për 2000-mijë deri në 20.000-mijë euro, si edhe armë për 150 euro!

 

Zgjidhja e vetme mbetet që, qeverisja e ardhshme do të duhet të kërkojë urgjentisht që ditën e parë të saj një ftesë urgjente për bashkpunim me faktorin ndërkombëtar për të ndëshkuar përfundimisht përgjegjësit dhe organizatorët e narkotrafikut dhe pasojave katastrofale që po jetojmë.

Precedenti që do të krijohet më pas, do të jetë një ogur i mbarë dhe i bardhë se, edhe qeverisja e re nuk do të jetë më në garë me të kaluarën makabre se, kush e vjedh dhe e grabit më shumë shqipërinë kalon lumin e drejtësisë pa u ndëshkuar, jo, urojmë të bëjnë detyrat e vonuara përballë sovranit, ligjit e flamurit ku edhe ata janë betuar.

 

Një kapitull i ri drejtësie e ndëshkueshmërie pa dallime partiake mes shtetit dhe pushtetit duhet krijuar përfundimisht për të garantuar zbatimin e ligjit në çfarëdo qeverisje.

Shteti duhet ndarë përfundimisht nga pushteti!

Raportet e fundit nga organizatat më serioze dhe specialiste të Perëndimit janë të pakundërshtueshme nga të gjithë, aq sa edhe masmedia e Ramës and Co, nuk ia del të krijojë dot një alibi justifikimi, por rreket më kot ta fshehë të vërtetën, duke u hedhur në sulm ndaj opozitës.

Për rilindasit dhe shërbetorët e tyre mediatikë të mirëpaguar, ende “fajin e ka Saliu”!

Raporti i fundit i DASH, shprehet qartë, se vendi ynë është kthyer në narkoshtet, ose në Kolumbinë e Evropës dhe se bandat e krimi i organizuar nuk ekzistojnë dot kurrësesi pa mbështetjen absolute të Qeverisë së Ramës.

 

Droga mbillet, përpunohet, paketohet dhe transportohet anembanë Evropës me të gjitha mjetet motorike, tokë, ajër dhe det, madje Xibraka ishte laboratori më i madh i përpunimit të heroninës në Ballkan vetëm nën mbikqyrjen e Rilindjes.

VOA, zëri i dashur mediatik dhe i besueshëm për shqiptarët ndër dekada, i denoncon qartë dosjet e krimit dhe të shit-blerjës së votave me fakte që nuk kundërshtohen dot as nga Rilindja, si me zë ashtu edhe me figurë, por asgjë s’e trondit qeverinë dhe qeveritarët tanë, që nën efektin e drogës, e kanë humbur imunitetin dhe po degradojnë shtetin shqiptar.

 

 

Dosja Bilali, apo edhe thirja e Ramës kundër Trump-it në fushatën elektorale ishin skandale që vetëm një prototip si E-Drama mundet ti realizonte, apo deklarata e tij në Bruksel në 7-Dhjetor, 2017, se, nëse nuk kemi të ardhme në Evropë do të shikojmë aleatë të tjerë ?!

Largimi masiv i shqiptarëve, ku 300-mijë azilkërkues dhe 69% e popullatës që duan të largohen pa kthim pas, apo nataliteti si komb, që ka rënë në nivelin e viteve 1930, e tregojnë qartë se, “Rilindja” solli vetëm plakje, largim e rrënim dhe pakësoi ndjeshëm shanset e një jete normale në dheun Amë.

Dhe ky është fatalitet me pasoja të pariparueshme kombëtare, pasi burimet njerëzore, që janë edhe kapitali më i çmuar i një kombi, në kulmin e moshës si edhe të formimit profesional, po klithin në ekzil për mbijetesë.

 

Shqiptarët, madje edhe vetë socialistët e thjeshtë po rënkojnë të gjithë nga keqqeverisja e krimit me imunitet, dhe çfarëdo kronikë e zezë që përditë po ndodh e që transmentohet si kryefjalë nga masmedia i faturohet vetëm lidërshipit arogant dhe prepotent, Edi Ramës.

Dramën e Tij personale, ai e ktheu në dramë kombëtare.

Ky, Baltazar Kosa, i mileniumit të tretë, me oborrtarët e tij personalë, po përfitojnë miliona euro dita-ditës dhe po mbipasurohen nga industria e drogës dhe e korrupsionit galopant, duhen ndëshkuar në mënyrë shembullore, që nesër mos të risulen, sikurse më 21-Janar 2011, me sistemin e alibive kakobine, pasi të ketë braktisur alibitë e shtetit që pretendojnë se aq shumë e duan.

Dhe asnjë ska për tjua sekuestruar pasuritë, jo, asnjë nuk guxon dot tu afrohet socialistëve, ata janë të rrezikshëm si në pozitë ashtu edhe në opozitë!

 

LEXO EDHE:  Një nga ministrat më të fortë të Qeverisë/ Pjesë e komunitetit gay

Atyre duhet tju vijë turp për krimet ndaj ardhmërisë dhe rinisë që prioritet ka largimin nga atdheu dhe jo të dalin nesër në opozitë në konferena shtypi e të numërojnë aksidentet, apo edhe rrezimin në rrugë të dikujt si alarm të keqqeverisjes, por vetëm turp ata nuk kanë.

KLSH që ndër vite raporton miliona e miliarda euro abuzime, por që askush nuk i heton dhe jua konfiskon pasuritë e grabitura me fatura shtetërore, por është kjo politikë që rivazhdon e qetë vjedhjen dhe varfërimin e shtetit Amë.

 

Populli është ai që me taksat më të larta në rajon e mban gjallë buxhetin që i vidhet për tendera reklama fallco e fasada, rreth 30 milione euro në vit, e më së fundmi edhe me, “PPP” e ku ligji po fle qëllimisht në sirtaret e Kuvendit që drejtohet nga relikja e diktaturës komuniste, Gramoz Ruçit për të kaluar edhe të tjera afera milionash eurosh në prag të largimit.

Janë përafërsisht 22 miliardë dollar humbje-vjedhje në 27 vite, që kjo klasë politike e vetme që rrokadohet mes vetesh e nuk po ndëshkohet kurrë nuk do të bëjë as kësaj radhe mrekullinë e shumëpritur…

 

Këto afera korruptive të pranuara më së fundmi edhe nga vetë qeverisja aktuale, BB apo edhe FMN, mbi 1.5 miliardë Euro, do të paguhen sa frengu pulën bizneseve të oborrit socialist, e nesër ata do të rikthejnë reston me sponsorizimet opozitës për një revansh të ri e të zi, nëse nuk ndëshkohen përfundimisht.

Prandaja duhet kërkuar fort dhe duhet gjetur moduli politiko-ligjor që opozita e re, mos të jetë më nën efektin e drogës dhe të krimit, por urojmë që ata të reformohen përfundimisht pas 3 qeverisjeje të dështuara e të pranojnë dështimet duke ndryshuar frymën e vjetër me figura të pastra e të reja socialistësh.

 

Dhënia e qindra mijrave lejeve të ndërtimit anembanë vendit, nuk justifikohen as nga kreditimi, as nga likuiditeti, si edhe as nga portofoli i kredive të këqia, ku çdo ditë po falimentojnë 33 bisnese, por sipas vetë raporteve të Bankës së Shqipërisë, fuqia blerëse që pasur ka rënie drastike, për tu “habitur” na është rritur muajt e fundit në prag fushate…?!

Lekët e pista në shtëpi garantojnë pagesën e kredisë për investimet në pronat e paluajtshme, kështu që ata kreditohen ligjërisht dhe paguajnë blerjet e pronave në mënyrën më klasike të pastrimit të parave, duke i nxjerrë ato me pikatore nga skutat.

 

Kështu psudokredia paguhet ligjërisht dhe më pas kriminelët edhe vetëpunësohen, duke u vetëpaguar me rroga të majme nga lekët e pista në kompanitë e përkëdhelura e të besuara të lidhura me qeverinë e krimit, ku ata jo vetëm që punësohen aty legalisht si edhe taksohen, por edhe kompanisë që i ka punësuar i paguajnë bakshish të rrogës 20% shtesë për “nderin” e madh, vetëm e vetëm për t’u shplarë përfundimisht përpara ligjit!

 

Pronat do të blihen tashmë me paratë e zeza për tu “zbardhur” e për tu justifikuar si nga bankat, ashtu edhe nga drejtësia.

Lekët “ilegalë” e korruptivë do të “legalizohen”.

Narkotrafiku galopant, që i kalon të 13-miliardë eurot, në duart e oligarkëve, po hidhet me ngut në qarkullim, si para e krimit dhe mafies të favorizuar nga një pjesë e oligarkisë pushtetmbajtëse rilindase, që flasin ditë e natë për Shqipërinë që ata duan, si fanar ndriçues në Evropë!

Historikisht, janë trefishuar shifrat e denoncimeve muajt e fundit si në polici e prokurori ashtu edhe nga bankat, hipotekat, noterët dhe trasfertat e shumave marramendese mes agjencive të dërgesave.

E kjo këmbanë alarmi, çuditërisht, nuk po dëgjohet vetëm nga politika dhe puthadorësja e saj, drejtësia e korruptuar, e blerë dhe e shantazhuar, që iu shërben padronëve rilindas përunjësisht.

Erion Veliaj, ose “Klareta Petaqi”, vazhdon të betonizojë Tiranën dhe pse të gjithë janë të ndërgjegjshëm se narkoshteti po ndihmon krimin si resto për suportin në vjedhjet e faktuara të zgjedhjeve, por askush nuk po i heton dhe ndëshkon këto investime të pajustifikuara që në burimin e tyre fillestar.

 

Me pagat sa një e dhjeta e Bashkimit Europian, fatura prej 90-mijë dollarësh e dasmës së Erjon Veliajt në kalanë e Gjrokastrës, u pagua nga pensioni i nënës së tij! (E shkreta, me sa duket i ka kursyer nga koha e artë, kur i biri shiste fiq në tregtoret e Tiranës!)…

Por cili pensionist europian do ta paguante këtë faturë dasme, edhe pse e kanë pensionin 10 herë më të madh se shqiptarët?!

 

Këtë përgjigje iu takon ta japin organeve kompetente, që i kanë mbushur burgjet me njerëz që dënohen për 3 mijë lekë fatura të pa paguara energjie apo pse lyejnë shtëpinë e tyre pa leje!

A ka ndonjë zyrtar perëndimor që pasi e ka dëgjuar këtë aferë korruptive ka mbajtur qëndrim zyrtar ose të ketë reaguar një herë të vetme?

Asnjë!

 

Përkundrazi, ata vazhdojnë t’i thurin elozhe këtij “Lalit” që po na e bëka Tiranën më të banueshme sa edhe vetë Vjena?

E dimë të gjithë që shtypi i ditës dhe analizat e emisioneve televizive ndodhen në çdo Ambasadë, pasi informacionet mediatike filtrohen dhe u pëcillen dita-ditës pa censurë, mirë që nuk kemi asnjë reagim për telenovelat e krimit politik, por a ka mundur dikush prej tyre të realizojë një dasmë luksi të tillë, qoftë edhe si “dhuratë” nga nëna e tij pensioniste?!

Vetëm kaq do të mjaftontë që prokuroria të fillonte të paktën hetimet dhe pse jo ta prangoste Veliajn për korrupsion pasiv, beniaminin dhe vazhduesin e shkatërrimit të Tiranës, i cili po e rimer mandatin në tavolinë e kërkon 61 bashkitë në tavolinë, duke garantuar fuqizimin dhe legalizimin e krimit që sponsorizon historikisht Partinë Socialiste.

Mbi një miliardë euro leje ndërtimi vetëm në Tiranë muajt e fundit mjaftojnë për të kuptuar forcën e krimit qeveritar dhe rritjen e tij si lidership i ardhshëm e prepotent, por i kapur nga bandat e krimit.

Pra, ne kemi një pastrim klasik të parave të pista pikërisht nën hundën e ndërkombëtarëve që heshtin.

Në këto rrethana institucionet më prestigjioze dhe serioze të tyre bëjnë raportet vjetore me letërnxirje deri në sterrosje për realitetin shqiptar, por trupi diplomatic I akreditur si nuk eshte unison me këto një herë të vetme?

 

Po ju si nuk uleni e ti lexoni zotërinj ambasadorë e puthadorë të Rilindjes, e t’i kundërshtoni nëse qënkan gabim ato raporte…?!

Këto raporte kritike që nuk diskutohen të nesërmen as nga Qeveria aktuale dhe as nga Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë, për të mbajtur një qëndrim zyrtar ateherë ato po miratohen në heshtje, sipas logjikës ku heshtja vulos të vërtetën e hidhur.

Po pse heshtni dhe aq më keq bëheni palë me të keqen, kush mundet veç jush tja përplasi në fytyrë të vertëtën regjimit të krimit?!

Të paktën të keni mirësinë e të lexoni raportet e fundit nga organizmat më të larta Europiane e Botërore, se nuk iu shkon gjesti i strucit, as mbulimi i hallateve me gjethe fiku!…

Ky është një ekuacion që ka vetëm një përfundim, zero.

 

Dhe pas saj vjen vetëm Njëshi, e ky Njësh është vetëm Ai, Sovrani, që po i vuan pasojat deri në kockë e në palcë, si në diktaturën e 1945-1991, e deri më sot ku ora e së vërtetës duhet të vijë për të vënë pikat mbi “i” mbi këtë histori me paskuinë”, siç mund të thoshte Gabriel Garsia Markez, duke ndarë shapin nga sheqeri dhe duke mbajtur qëndrimin final, për një shoqëri vërtetë të hapur, vërtetë të lirë dhe vërtetë demokratike (e jo fasadë demokratiko-putinsto-erdoganiste), siç na është servirur deri tani nga trashëgimtarët e “djallit”!

Historia na mëson se socialistët, pasi erdhen me dhunë e gjak në 1944, po kështu u larguan edhe në 1991 si vendi i dytë në botë për krime ndaj njerëzimit, pas Stalinit, dhe asnjë prej tyre ende nuk është ndëshkuar, madje njëri nga ikonat e shtetit komunist në rënie, sot drejton Kuvendin e krimit!…

Fatalitet që ndodh vetëm në Shqipërinë eksperimentale…

Prioritet e klasës politike ka qenë mosndëshkimi i të kaluarës dhe sot refren mbetet Rama ik, pavarësisht së çfarë ka katranosur aid he Partia Socialiste, ik Ti e të vijmë Ne, pa frikë nga ndëshmimi sikur në krejt Evropën lindore nuk përflitet më, jo.

 

Po kështu ata u rikthyen triumfatorë edhe në 1997 me dhunë e shumë gjak, aq sa viktimat e pafajshme ishin përsëri më shumë se 45 vitet e diktaturës së etërve të tyre, e përsëri ata, falë suportit të LSI në 2013, u rikthyen e vazhdojnë përsëri në qeverisjen e tretë, me instalimin e narkoshtetit, me kultivimin, përpunimin dhe trafikimin e drogave në mbarë Evropën.

Ku ishte deri dje, LSI-JA që nuk i denanconte apo të kërkonte votbesim në parlament për tu distancuar nga kanabizimi i vendit, apo edhe ajo merte pjesën e saj të fitimit dhe priste më pas që ti telefenonin Petrit Vasilit në Korrik të 2017, si PD-JA ashtu edhe PS-JA do të luteshin tek LSI për bashkëqeverisjen e re?!

Por Tepsine dhe timonin e mori Shoku Rama dhe sot LSI kërkon të frenojë atë çorbë që ata vetë e gatuan dhe e suportuan për 4-vite, por me këto akuzat revfren e monotone, “Rama ik si dikur Nano ik” a thua do bindet ky popull?

Apo do të kemi një ndarje të Re të pushtetit, në atë lokal socialist dhe atij Qëndror, PD-LSI, kështu të gjitha partitë ushqehen e punësohen në pastrimin e miliardave të drogës, e së bashku do të vazhdojnë lojën e nisur në 1991?

 

OBSH, raporton se renditemi të dytët në botë për vetëvrasje dhe se sëmundjet e kancerit dhe traumat janë 5-6 fishuar gjatë 6-viteve të fundit.

Këto dhe një duzinë faktesh të tjera, që nuk është vendi t’i rendisim këtu, a nuk flasin për të vërtetën e dhimbshme deri në klithje, se po shkatërohet një komb martir dhe se përgjegjësit duhen ndëshkuar për të mos ju dëgjuar më emri e jo të riciklohen siç po ndodh paqësisht?

Apo do të kemi dhuratë përsëri opozitën e fjalës së lirë, që vetëm na ka burgosur dhe masakruar si komb 3-herë që ata kanë qeverisur?!

Madje gjatë 2-viteve të fundit, Kolumbia na paska rritur importet 13 herë në Shqipëri, ku vetëm një maune nga 170-të me banane u konfiskua me vlerë mbi 164 milionë euro drogë!

“E-dramë-droga” dhe telenovelet e Rilindjes me avionat, skafet dhe gjithçka motorike, për të trafikuar lëndë narkotike, mbeten skenar turpi për shtetin tonë të brishtë, mu nën hundën e NATO-S dhe të Evropës ku duam të aderojmë.

Tani duket se fjalën e ka marrë populli dhe vetëm atij do t’i duhet të marë përfundimisht fatin në dorë, për të treguar se po ato raportet tuaja dramatike janë mëse reale dhe jo surreale, e Ju duhet t’i lexoni një herë të vetme.

 

Ne shqiptarët, nuk jemi vetëm disa socialista-përfituesa apo nesër disa demokratë-lësëista përfituesa dhe as vetëm azilkërkuesa rekordesh, por jemi edhe protestuesa dhe qëndrestarë të sinqertë që duam të mbijetojmë në të drejtën tonë madhore, të jetojmë dhe të ndërtojmë vetëm në vendin Amë, por me një qeveri që do të duhet të dali nga vota e lirë dhe demokratike e ti shërbejë sovranit.

Kjo do të duhet të mbetet deviza jonë finale, zgjedhje të lira e të ndershme ku vota të numërohet dhe Gjyshi and co, të mos drekojnë më me bandat dhe thasët me euro të mos lëvizin më ditën me diell për të na e nxirë më pas jetën më keq sesa nata e perëndisë.

 

Mjaft më me hipokrizi pa fund, flisni shkurt dhe qartë, diagnozën e keni tashmë në duar, recetën me ilaçet mos na i kurseni më për të na shëruar përfundimisht nga kjo flamë që na ka pushtuar, ose kryefjalë mediash ndërkombëtare, Albania do të mbetet në një tjetër operacion Alba 2.

Nesër një qeveri e dalë nga pazaret e radhës e duke mos e ndëshkuar ligjërisht të kaluarën, do të legalizonte opozitën e droguar, në sulmet e radhës po nën hundën Tuaj.