Prej ditësh është përfolur se moderatorja Dajana Shabani nuk do ta drejtoj më emisionin ‘Ditë e re’ në Ora News. Mirëpo, mëngjesin e sotëm gjithhçka është vulosur. E ftuara speciale e puntatës së fundit të emisionit ishte vajza e moderatores, Malena. Në një moment vogëlushja nga emocionet ka nisur të qajë, në këtë mënyrë ka ndikuar dhe te k Dajana.
‘Mos qaj mami, pse qajnë vajzat e forta? Sot duhet të qaja unë dhe qan ti mi mam?’, tha Dajana ssë bijës duke konfirmuar zërat.
Ndërkohë në media të ndryshme është përfolur se vendin e saj do e zërë Arjola Shehu dhe Kelvi Kadili.