“Më kërkon ndihmë me muskujt e barkut”, Ana zbulon sekretet e Levandovskit:...

“Më kërkon ndihmë me muskujt e barkut”, Ana zbulon sekretet e Levandovskit: Në fillim ha ëmbëlsirën

459
0

 

 

Sekreti më i madh i formës së Robert Levandovskit është pa dyshim gruaja e tij. Ana Levandovska, dietologia 31-vjeçare, ish-kampione karateje, është prej 12 vitesh në një marrëdhënie me sulmuesin e Bajernit dhe gjatë një interviste për “AZ”, ajo zbulon sekretet e bashkëshortit të saj.

Sapo keni botuar librin “E shëndetshme dhe elegante me Anën”. Çfarë ka aty?

Ka më shumë se 100 receta dhe programe stërvitore, por projekti im më i madh është një aplikacion, ku unë ndjek gati 1 milion njerëz dhe ata stërviten me mua.

 Çfarë roli luan në sportet me konkurrencë? 

Çdo sport është i ndryshëm. Për mua e rëndësishme është të hash shëndetshëm, të tregosh kujdes ndaj produkteve cilësore. Duhet të kujdesesh se cilat pjata duhet të marrësh përpara dhe pas një stërvitjeje apo ndeshjeje.

Është ushqimi i nënvlerësuar në sportet e vështira? 

Nuk mund ta kuptoj se si disa sportistë nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit apo hanë ndonjëherë picaapo makarona. Është komike.

Stërvitja, ushqimi dhe gjendja fizike janë sinonimi i burrit tuaj si një prej sekreteve të sukseseve të tij… 

(Qesh) Ai është sekreti ynë, kështu që nuk mund të them shumë për këtë, por është shumë e rëndësishme që ai të hajë përpara dhe pas çdo ndeshjeje. Nuk duhet të jetë shqim shumë i rëndë dhe ta ndihmojë me përgatitjen dhe rigjenerimin. Për shembull, ne i hamë gjithnjë karbohidratet dhe proteinat të ndara. Kjo është më mirë për stomakun dhe metabolizmin.

Ana Levandovski

Është e drejtë që burri juaj ha fillimisht ëmbëlsirën?

Po, e vërtetë. Është më mirë për metabolizmin nëse ha diçka të ëmbël fillimisht, sepse pasi merr karbohidratet dhe proteinat, duhet të bësh një pushim prej dy orësh.

Sa e ndihmoni atë gjatë programit të fitnesit? 

Në kohën e lirë ai më kërkon gjithnjë që të ta ndihmoj me muskujt e barkut. Por, nëse stërvitet çdo ditë te Bajerni, ka programin e tij dhe nuk ka kohë për diçka të tillë.