Më i mirë goli ndaj Juves apo s*k*i me Georginan? Ronaldo e...

Më i mirë goli ndaj Juves apo s*k*i me Georginan? Ronaldo e thotë TROÇ: Nuk krahasohet me…

472
0

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë shumë të veçantë me gazetarin britanik të “ITV”, Piers Morgan. Ylli portugez e cilësoi golin me roveshatë ndaj Juventusit, si një nga më të veçantët në jetën e tij. Gazetari e ka krahasuar me seksin, teksa ka marrë një përgjigje befasuese.

“Jo, jo, nuk krahasohet me Georgina-n! Jam munduar ta shënoj këtë gol për shumë, shumë vite. Kisha shënuar rreth 700 gola, por nuk e kisha bërë këtë. Mendova: më në fund shënova me roveshatë në lartësi, duke kërcyer bukur. Fakti se i shënova një portieri si Gianluigi Buffon, kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve, e bën atë shumë të veçantë. Jo sepse është goli im, por është vërtet një nga golat më të bukur në histori.

Kur u pyet nga Morgan në ITV, nëse do të martoheshin, Ronaldo tha: “Ne do të martohemi një ditë, me siguri. Kjo është ëndrra e mamasë time, gjithashtu. Kështu që, një ditë, pse jo? Georgina është e shkëlqyer. Ajo është shoqja ime, bisedojmë për gjithçka. Unë ia hap zemrën dhe ajo bën të njëjtën gjë me mua”.