“Me gjakun e tim vëllai nuk ka për ta shijuar jetën”, motra...

“Me gjakun e tim vëllai nuk ka për ta shijuar jetën”, motra e Altin Balliut: Do bëj vetëgjyqësi, Prokurori është i korruptuar

400
0

KORÇË- Gjykata e Korçës ka kthyer sërish tek prokuroria për rihetim vrasjen e Altin Balliut, të ndodhur 1 vit më parë në Korçë. Ndërsa sot pritej dhënia e vendimit për të dyshuarin Olger Mustafa, gjykata i ka lënë detyra shtesë organit të akuzës. Nga ana tjetër familjarët e Balliut kanë bërë kallëzim penal ndaj prokurorit Shytko. Ata kanë deklaruar se nëse nuk do të ketë drejtësi, do të bëjnë vetëgjyqësi.

 

 

“Sapo dola nga gjyqi që po zhvillohet për tim vëlla, nuk di se çfarë do të vendoset, po dua të drejtën. Gjykata vendosi që të hetohet sërish, prokurori Edmond Shytkos që kurrë mos ia dëgjofsha emrin , po bëhet më kriminel se ai që më vrau vëllanë. Ky prokuror thotë të njëjtat gjëra, thotë që ai është me depresion, nuk është e vërtetë fare, është paguar prokurori, do ta ndjek deri në fund këtë çështje, në të kundërt do të bëj vetëgjyqësi. Me gjakun e tim vëllai ai nuk ka për ta gëzuar jetën”, shprehet motra e Altin Balliut.

 

 

Kujtojmë se Altin Balliu mbeti i vrarë në 18 janar 2019 pas një sherri të ndodhur për motive banale, ku një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. 34-vjeçari Mustafa, ka qenë dhe i skeduar më parë, pasi është dënuar me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. I riu i shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja.