“Më filloi si infeksion në gojë, por pastaj pashë që e kisha...

“Më filloi si infeksion në gojë, por pastaj pashë që e kisha edhe në…”, vajza e re trondit gazetaren në emision kur fillon të japë detaje

445
0

Ela Shpata sot është 23-vjeçe dhe tregon se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë, vetëm me babain dhe me kushte jo të mira ekonomike, pasi nëna i ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Por problemi më i madh për të filloi kur në moshën 15-vjeçare, kur ju shfaq një infeksion lëkure, i cili në moshën 18-vjeçare filloi t’i përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.

 

Ky infeksion, sipas saj i ka shkaktuar varje të lëkurës në pjesë të ndryshme. Pavarësisht kontrolleve që ka kryer për të kuptuar shkakun e këtij infeksioni, mjekët i kanë thënë se kjo varje i ka ardhur për shkak të infeksionit të pakuruar të lëkurës dhe se zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale estetike.

 

Mirela Milori: Deri në çfarë moshe vazhdoi?

 

Ela Shpata: 18 vjeç u shfaq më shumë deri në këtë moshë që jam 23.

 

Mirela Milori: Tani nuk vuan më nga infeksioni, por ti thua që të ka lënë vetëm varje lëkure?

 

Ela Shpata: Tani më ka lënë vetëm varje lëkure.

 

Mirela Milori: Por mjekët çfarë thonë për sa i përket infeksionit?

 

Ela Shpata: Mjekët më thonë që nuk ka kurë për këtë, e vetmja gjë është me operacion, më kanë thënë deri tani.

 

Mirela Milori: Po për faktin që ty të doli një infeksion në gojë dhe pastaj i dha shenjat në grykë dhe në veshë? Çfarë diagnoze të kanë dhanë mjekët, pse të shfaqej?

 

Ela Shpata: Ky është problemi që nuk e kanë gjetur nga se vjen, nga se është bërë, vetëm më kanë thënë infeksion lëkure kaq, që nuk ka kurim. Edhe po të kurohet thotë është një gjë që përsëritet dhe e vetmja gjë është vetëm operacion.

 

Mirela Milori: Vetëm operacioni estetik, për të bërë ngritjen e lëkurës.