Me fanellën e Anglisë dhe një birrë në dorë, Duka dhe Boris...

Me fanellën e Anglisë dhe një birrë në dorë, Duka dhe Boris Johnson bëjnë “xing” në “Wembley” dhe ky moment nuk mund të mos fotografohej!

325
0

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit u luajt në “Wembley” ku Anglia sfidoi Danimarkën në gjysmëfinale të Kampionatit Europian, me rezultatin 2-1. Në stadium është edhe presidenti i Federatës sonë të Futbollit, Armand Duka, i cili është ndeshur me një personazh shumë të njohur në politikë: kryeministrin britanik Boris Johnson. Duka nuk mund ta linte të kalonte mundësia për të bërë një foto me Johnson, i cili ka veshur fanellën e Anglisë dhe mban një birrë në dorë për të shoqëruar ndeshjen dhe mund të themi me plot bindje se kanë bërë “xing” me njëri-tjetrin.

 

Kujtojmë se kohët e fundit Johnson dhe Symonds i kanë dhënë fund beqarisë. Dasma e tyre ka qenë surprizë për mbarë mediat, publikun dhe jo vetëm. Sipas mediave britanike, as anëtarët më të lartë të stafit të Downing Street nuk kanë qenë në dijeni.

Johnson dhe bashkëshortja do të bëjnë një festë të madhe për miqtë dhe familjen verën e ardhshme. Një burim i afërt pranë partneres së Johnson është shprehur:“Ata janë shumë të emocionuar. Ishte sekreti i tyre dhe kjo e ka bërë akoma më speciale ditën”.

Kjo është martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë, Marina Wheeler, në vitin 2020. Vitin e kaluar, kryeministri britanik u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij, Carrie Symonds, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i parë i çiftit