Mbyllja e kufijve e zuri në Shqipëri, infermierja tregon pse vendosi të...

Mbyllja e kufijve e zuri në Shqipëri, infermierja tregon pse vendosi të japë kontributin e saj këto ditë të vështira

513
0

Mes bluzave të bardha që shërbejnë çdo ditë në Qendrën Spitalore Universitare është edhe Valbona Krasniqi e cila banon në Bari të Italisë ku punon prej vitesh si infemiere në një spital. Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama ajo tregon se mbyllja e kufijve e zuri në Shqipëri dhe nuk mund të mos e vishte bluzën e bardhë për të shërbyer për pacientët në nevojë.

“Unë jam Valbona Krasniqi, banoj në Bari të Italisë. Këtu ndodhem se po ndjek një master profesional. Me mbylljen e kufijve mbeta këtu. Thashë ndihmën time përse mos ta jap këtu. Nuk e imagjinoja dot të ndihesha vetvetja me këtë staf të mrekullueshëm. Këta e bëjnë punën me dinjitet”, tregon Valbona.