“Mbushe shpejt atë me 3 teta se është çuni i shefit”/ Fatos...

“Mbushe shpejt atë me 3 teta se është çuni i shefit”/ Fatos Tushe vodhi edhe karburantin e shtetit, Flamur Peqini urdhëronte menaxherin: Në sekonda…

362
0

 

Fatos Tushe, jo vetëm që ka shpërdoruar detyrën dhe shkelur barazinë në tendera, por ka shpërdoruar edhe karburantin e shtetit. Në përgjimet e zbardhura nga SPAK, dy ditë pas arrestimit, ka rezultuar se Tushe mbushte makinën e djalit të tij me karburant përmes drejtorit të Ndërrmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini. Në bisedat e publikuara, dëgjohet se Peqini t’i thotë që ta mbsuhë shpejt makinën me targë me “888”, se është mjeti i “çunit të shefit” (djali i Tushes). Edhe një person që nuk identifikohet kërkon të mbushë makinën me karburant, ndërsa Tushe i thotë se do t’i nxjerrë drejtorin e burimeve njerëzore, me emrin Turi.

 

Bisedat e zbardhura:

 

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?

Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë

Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj

Fatos Tushe: Jo, jo

Personi: Unë nesër do iki me pushime…

Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti

Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj

Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. Se unë do jem te karburanti.

Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur

Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut

Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda

Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me tre teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt

Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

 

Flamur Peqini: Hë Danjel

Menaxher i karburantit:  O vlla kam këtë çunin e shefit këtu o

Flamur Peqini:  Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe

Flamur Peqini: Mirë të keqen.