Mbrojtësi shkodran Esin Hakaj rivishet i kuq

Mbrojtësi shkodran Esin Hakaj rivishet i kuq

1063
0

Mbrojtësi shkodran Esin Hakaj do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Palët sapo kanë mbyllur marrëveshjen teksa 22-vjeçari do t’i bashkohet kampionëve në fuqi, për të vijuar përgatitjet për eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Një rikthim ky i Hakajt te Partizani, pasi kujtojmë që shkodrani ka qenë pjesë e klubit të kuq edhe në sezonin 2016-2017, para se të transferohej te Teuta.

Mbrojtësi është aktivizuar Kombëtares Shpresa, ndërkohë që karrierën e ka nisur te Vllaznia.  22-vjeçari u aktivizua 26 takime sezonin që sapo u mbyll me Teutën, teksa arriti të shënonte edhe 2 gola.