Mbrohuni nga energjia negative me këto mënyra

Mbrohuni nga energjia negative me këto mënyra

527
0

Nuk është e lehtë të jehs i rrethuar me negativizëm. Por përtej kësaj, ai mund të jetë mjaft toksik dhe i dëmshëm, duke nxitur cinizmin, fatalizmin, dhe madje edhe disfatizmin. Nëse jeni të rrethuar nga energjia negative që vjen nga një bashkëpunëtor, partner, mik apo anëtar i familjes, duhet të dini se si të mbroheni, pa u munduar.

 

Ja 6 strategji të fuqishme që mund të përdorni për t’u mbrojtur:

 

  1. Fokusohuni tek zgjidhjet, jo tek problemet. Njerëzit negativë kanë tendencë për të shpenzuar më shumë kohë me problemet, sesa me zgjidhjet. Kjo i bën që zakonisht të ankohen shumë, të qortojnë, të shprehin pakënaqësi. Për të qëndruar pozitivë, duhet të fokusoheni në krijimin e zgjidhjeve që funksionojnë. Nëse ndeshni në rezistencë, shihni pikat e forta ku mund të mbështeteni, apo edhe hapat e thjeshtë për të marrë vrullin fillestar.

 

Mos ushqeni dramën. Njerëzit negative kanë nevojë për dramë në jetën e tyre, po aq sa kanë nevojë për oksigjen. Për t’ua “marrë frymën” rrini larg, qëndroni pozitivë dhe optimistë dhe refuzoni karremin, sado joshës të jetë. Punoni për të mbajtur gjërat në kohë, të qeta, elastike. Kur bëni këtë, nuk u jepni atyre asgjë për t’u marrë.

 

Shikoni kufijtë tuaj. Është një fakt i trishtë i jetës, që ju jeni më të mirë nëse disa njerëz dalin nga jeta juaj. Por ju nuk mund të arrini të bëni gjërat që doni në jetë, në qoftë se jeni të rrethuar nga energjia negative – një nga forcat më toksike dhe ngjitëse në botë. Krijo dhe ruaj kufijtë nga cilido që dëshiron t’ju thyjë, edhe në qoftë se është një anëtar i familjes, ose dikush që mendon se është miku juaj.

 

Mos u përpiqni të ndreqni këdo dhe gjithçka. Nëse e gjeni veten duke bërë për të tjerët gjëra që ata mund dhe duhet t’i bëjnë për veten e tyre, ju nuk jeni duke ndihmuar. Ndonjëherë ne mund të prodhojmë pa dashje energji negative, duke mbajtur njerëzit, kur ata dinë se si të ecin vetë, ose përpiqemi që të ndreqim njerëzit, kur ata nuk janë aspak “të thyer”. Mëso se kur duhet të hiqesh mënjanë.

 

Përgjigju, por mos reago. Një përgjigje rrjedh nga qartësia mendore dhe forca emocionale dhe është zgjedhur për të prodhuar një rezultat të dëshiruar; ndërkohë që një reagim është një refleks i pakontrollueshëm, që rrjedh nga impulset e mbijetesës të bazuar mbi frikën. Qëndro larg reagimeve të pamenduar, dhe mëso të përgjigjesh me mend përballë energjisë negative.

 

Kujdesu për veten. Nuk mund të kujdeseni për të tjerët, nëse nuk mund të kujdeseni për veten.Nuk është egoiste të duash veten, të kujdesesh për veten, apo ta bësh lumturinë tënde një përparësi. Mësimi dhe praktikimi i kujdesit për veten do të ndihmojë të qëndroni me këmbë në tokë dhe të fortë, kur ballafaqoheni me energji negative.

 

Mos nënvlerësoni dëmin që mund të shkaktojë energjia negative. Mëso se si të mbrohesh dhe bëje me zgjuarsi. /bota.al