Mbretëresha Elizabeth nuk pranon të takojë Harry-n dhe britanikët u “çmendën”, mos...

Mbretëresha Elizabeth nuk pranon të takojë Harry-n dhe britanikët u “çmendën”, mos vallë ky është fundi

478
0

Që Meghan dhe Harry do të ishin ndryshe nga çifti i dukëve të Cambridge, William dhe Kate, kjo u duk që në fillimet e marrëdhënies së tyre, mirëpo kurrsesi nuk na e kishte marrë mendja që gjërat do të arrinin deri në këtë pikë. Akoma nuk e keni marrë vesh lajmin e fundit? Duka dhe dukesha e Sussex-it kanë vendosur të tërhiqen nga detyrat mbretërore nga dhe të jetojnë të pavarur, akoma nuk e dimë nëse kjo gjë prek edhe financat e tyre, mes Britanisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Sipas “Evening Standard”, princi Harry ka folur për herë të parë rreth kësaj çështjeje delikate me babanë e tij, princin Charles për Krishtlindje, mirëpo ky i fundit i kërkoi më shumë kohë për ta studiuar me kujdes këtë gjë. I gjendur në një situatë të tillë, princi Harry kërkoi gjithashtu një takim me mbretëreshën Elizabeth, por oborrtarët nuk e kanë lejuar princin ta takojë, pasi mbretëresha Elizabeth i kishte kërkuar çiftit të mos e zbulonte lajmin publikisht dhe tani është shumë e inatosur me ta.

E gjithë kjo mesele, një nga të shumtat në vazhdën e telenovelës së familjes mbretërore, ka alarmuar qytetarët britanikë të cilët mendojnë se kësaj here është vërteti fundi i marrëdhënies së Elizabeth me nipin e saj.