Ditën e sotme Zhordi Ferre, kandidati për president dhe iniciatori i mocionit të mosbesimit ndaj presidentit Bartomeu, dorëzoi në klubin e Barçës dokumentin me plot 20687 firmash (duheshin të paktën 16500) të anëtarëve të klubit. Një hap i madh në rrugën për të shkarkuar presidentin aktual dhe për të zhvilluar zgjedhje të reja përpara afatit të përcaktuar (mars 2021).
Tashmë firmat e dorëzuara do të rishikohen nga klubi i Barçës për të vërtetuar numrin dhe vërtetësinë e tyre. Në rast se shqyrtimi shkon ashtu siç pritet, brenda një afati të caktuar prej 10-20 ditësh do të krijohet një bord i iniciatorëve të mocionit të mosbesimit dhe do të organizohet një mbledhje me bordin e klubit në lidhje me shkarkimin e administratës aktuale.
Një lajm i madh ky për shumicën e drejtuesve të Barçës, që bëjnë thirrje për shkarkimin e Bartomeut, pas dështimit në merkato dhe krizës së madhe financiare, që ka kapluar klubin (1.2 miliardë euro borxhe, përfshirë huatë në banka). Në Spanjë raportojnë se Bartomeu po mendon dorëheqjen para se mocioni të arrijë të përmbushë procedurat e nevojshme për shkarkimin e tij