Mbahet në Tiranë tryeza e tretë rajonale e Nexus me qëllim identifikimin...

Mbahet në Tiranë tryeza e tretë rajonale e Nexus me qëllim identifikimin e zgjidhjeve të sfidave Ujë-Energji-Ushqim-Mjedis në Europën Juglindore.

1221
0

Në Tiranë u mbajt një takim mjaft i rëndësishëm siç ishte ai i Nexus i cili shërbeu si një komunikim midis ekonomive në Evropën Jug-Lindore, për të identifikuar zgjidhjet përsfidat Uji-Energji-Ushqim-Ekosistemet dhe të ndihmojë në përfshirjen e tyre në planifikimin e integruar kombëtar dhe ndërkufitar të burimeve natyrore. Me prezencën nga përfaqësues të Ministrive në Rajon dhe aktorë të tjerë kryesorë, evenimenti dha një përmbledhje të prioriteteve mbi Nexus në Evropën Jug-Lindore.

Tryeza e rrumbullakët është e organizuar nga Partneriteti Global i Ujit – për Mesdheun  (GWP-Med) dhe Ministria Gjermane për Mjedis, Ruajtje të Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore (BMU) e ndërsa Ekonomitë pjesëma​rrëse ishin Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[1], Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Një nga sfidat më të mëdha që shoqëritë tonë ballafaqohen është si të sigurojnë ujë, energji dhe ushqim për të gjithë, në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë, ndërkohë duke ruajtur sistemet natyrore që formojnë bazën e aktivitetit ekonomik. Qasja mbi konceptin Nexus i cili ishte edhe fokusi i kësaj tryeze, ishte më tepër mbi planifikimin dhe menaxhimin e kordinuar, integruar dhe me një kosto efektive të përdorimit të burimeve natyrore ndërmjet sektorëve.

Zonja.Ornela Çuçi. Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit hapi tryezen. Folësit theksuan se përfitimi kryesor i qasjes Nexus ishte në adresimin e konflikteve të përdorimit të burimeve natyrore midis aktorëve të ndryshme, përmes përmisimit të kordinimit, i cili nga ana tjetër propozon zgjidhje më aktraktive në terma politike dhe financiare. Është theksuar që kordinimi institucional në rajon ka bërë progres, gjithashtu zbatimi i aktiviteteve dhe rezultateve konkrete është akoma në mungesë. Pjesëtarët e tjerë të panelit theksuan:

Zj. Gerta Lubonja, Drejtor i përgjithshëm, Agjencia për burime ujore (AMBU): “Qasja nga Nexus është një zhvendosje me rëndësi nga një qasje një sektoriale drejt zgjidhjes që mbështet një përspektivë ndërsektoriale, koherente dhe të integruar. Ajo sfidon strukturat egzistuese, politikat dhe procedurat në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Është një qasje e cila zbatohet në të gjitha nivelet e shoqërisë, nga konkurrenca lokale për akses për ujë për ujitje ose bagëti, në lidhjet globale ndërmjet politikave për bio karburante, ushqim dhe siguri për ujë. Përshtatja e qasjes Nexus në nivel rajonal mundëson përfitime në identifikimin, draftimin dhe zbatimin e strategjive ndërkufitare për bashkpunim. Ndërsa Zj.Simone Ungersboeck, Drejtuese e Zyrës në Tiranë, Agjencisë Austriake për Zhvillimt (ADA) tha: – ‘’Agjencia Austriake për Zhvillim’’ mbështet ‘’Projektit Nexus’’ rajonal sepse ne besojmë që duke promovuar dhe zbatuar qasjen ndaj Nexus ne mund të kontribuojmë më mirë në arritjen e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të UN, të cilat udhëzojnë të gjitha ndërhyrjet tona. Ne besojmë që operacionalizimi i qasjes së Nexus do të fasilitojë përputhjen e ekonomive me kërkesat target të cilat janë relevante per integrimin në EU. Eshtë një kënaqësi të jesh pjesë e tryezes rajonale të Nexus të cilën e konsiderojmë një event mjaft të rëndësishëm që sjell bashkë aktorë rajonalë për të zgjidhur sfida të përbashkëta në rajon dhe për të identifikuar dhe diskutuar rrugë dhe zgjidhje për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë.

Ndoqi konferencën dhe raportoi gazetari: Arlis Alikaj