Mazniku: Rritje e pagave në të gjitha bashkitë, unifikojmë mënyrën e llogaritjes

Mazniku: Rritje e pagave në të gjitha bashkitë, unifikojmë mënyrën e llogaritjes

84
0

Qeveria miratoi sot rritjen e pagave për punonjësit në të gjitha bashkitë e vendit. Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, tha se, “të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen në të gjitha bashkitë”. “Sot konkluduam një proces të rëndësishëm, i cili nisi që vitin që shkoi me dialogun vendor dhe më pas u dakordësua me të gjitha bashkitë, që ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor. Kjo është një reformë strukturore, që merret me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdha. E para një grupim që merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave, një grupim që merret me funksionet që bashkia i kryen vetë dhe një grupim që bën ato funksione që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo t’i kontraktojnë”, tha Mazniku.

 

Ministri vuri në dukje se, përmes këtij vendimi u riklasifikua niveli i pagave, duke ndryshuar skemën.

 

“Nga një skemë e cila i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkive kishte edhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuar të të gjitha bashkive, pavarësisht madhësisë, duke dhënë mundësinë që një jurist, një arkitekt, ekonomistë etj merr një pagë të ngjashme në të gjitha bashkitë”, deklaroi ai.

 

“Elementi tjetër është rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimumeve dhe maksimumeve të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara”, u shpreh ministri.

 

Gjithashtu tha ai, ne unifikojmë pagat dhe vjetërsisë së punës për punonjësit e bashkisë në të gjithë vendin. Ku vendim theksoi Mazniku, do t’i japë mundësi bashkive të tërheqin nga tregu profesionistë duke kontribuar në mënyrë efikase.