Jeta dhe vepra e Heroit të madh Idriz Seferi, si dhe ngjarja barbare e masakrës në ISEUKAJ, në Vitit 1944, një vend shumë afër fshatit Sefer, vendlindjes së Idriz Seferit, u trajtua mbrëmjen e sotme në emisionin “Autokton”, në News 24.
1000 metra lartësi mbidetare, tokë, ujë dhe ajër të pastër, ky është fshati “Sefer” , i cili është vendbanim i Malsisë së Karadakut, shumë afër qytetit të Preshevës dhe 25 kilometra nga qyteti i Gjilanit. Fshati Sefer, është nga vendbanimet autoktone, i cili deri në vitet 1960 kishte rrethë 62 shtëpi dhe rreth 400 banorë. Po sot ky fshat është i vetëm pa asnjë banor, vetëm me orgjinalitetin e banesave të hershme dhe kujtimet e paharrueshme të veprimtarive luftarake të trimave.
Banorët e kësaj zone përherë kanë pasur konflikte dhe problematika me pushtetin Serb. Lagjet me emër të këtij fshati si Jasharajt, Seferajt, Hajdinajt dhe shumë të tjera, nga dhuna dhe presioni përhershëm kanë mbetur boshë dhe të braktisura. Gjatë rrugëtimit të grupit të xhirimit, sapp kaluam në kufirin Serb, u hasëm me një lapidar të madh ku mbi të qëndronin qindra emra të burrave të disa prej fshatrave përreth fshatit Sefer. Rreth 30 burra të vrarë e masakruar nga fshari Sefer ishin pjesë e asaj pllakade.
Rrëfimi tronditës sesi ishin masakruar këta burra,me ujë të përvëluar, nga ku nënat e tyre nën presionin e dhunës ishin detyruar të vlonin ujin e vdekjes së djemëve të tyre.Nga një familje me tradita atdhetare e fshatit Sefer vinte trimi dhe atdhetari i madh IDRIZ SEFERI. Ai lindi në 1847 në Sefer.
Që në kohën kur ai lindi, babai i tij Isuf Selman Seferi u plagos në përleshje në kohën e kryengritjeve kundër reformave të Tanzimatit. Shprehja e tij ishte ” DUHET PËRZËNË ARMIKUN PREJ KËTU, SE LIRIA NË ME LYPJE NUK FITOHET” Idriz Seferi ishte vetëm 13 vjeç kur babai i tij ndërroi jetë. Në atë kohë pushteti Osman u ngjit menjëherë në fshatin Sefer për të marrë Xhelepin(taksën mbi bagëtinë) që nga ky moment Idrizi nuk e hoqi më pushkën nga dora.Në vitin 1875 Idriz Seferi, në fshatin Bilaç të Bujanocit te Guri i Zi u përlesh me Çaushin famkeq, Osman Hysen Ferës, në këtë përleshje Idrizi u plagos nê kokë dhe pas kësaj instanca më e lartë e Stambollit e dënon me vite burg.
Një nga rezistencat më me emër e Idriz Seferit është ajo kundër forcave të Dervish Pashës në Grykë të Kaçanikut dhe pas kësaj largohet pēr në Grykë të Carralevës e betejën e Slivovës të prillit të 1881. Por Idriz Seferi kishte një shpirt prej luftëtari, ai ishte një ndër luftëtarët që ndihmoi Lidhjen Shqiptare të Pejës të vitit 1899. Në këtë mbështetje ishte përkrah Haxhi Zekës, Bajram Currit e shumë luftëtarëve të tjerë. Gjatë kësaj kohe Idriz Seferi me trimat e Karadakut sulmoi Preshevën duke ju dal nê ndihmë edhe kryengritësve në Prishtinë e më vonë në Kamenicë. Aty sulmohet edhe një repart ushtarak Osman, në këtë kryengritje Idrizi kishte urdhëruar vetëm çarmatimin e tyre dhe pastaj ti lironin.
Në vitin 1905 u formua Komiteti i Manastirit “Për lirinë e Shqipërisë” një nga këto degë formohet në Gjilan dhe udhëhiqet nga Idriz Seferi, i cili kishte për qëllim luftimin e pushtetit të Sulltan Hamitit II dhe realizimin e aspiratave kombëtare, politike, kulturore dhe arsimore. Por nga ana tjetër Idrizi ishte dhe një pajtues i mirë i gjakut mes shqiptarêve. Idriz Seferi ka një veprimtari luftarake të pafundme, ai ishte pjesē edhe i Revolucionit Xhonturk të korrikut 1908. Ishte përhapur rreziku i ricopëtimit të tokave shqiptare. Në kētë kuadër faktorët faktorët që përjashtuan shpeerthimin e revolucionit ishin deklarata në janar të 1908 e ministrit të jashtëm tē Austro-Hungaris. Veprimtaria luftarake e Idriz Seferit ishte e lidhur ngushtë me çdo trevë e fshat shqiptar, edhe pse origjina e tij ishte fshati Sefer, familja e tij ishte zhvendosur në Gjilanë, në fshatin Zhegër. Gjatë rrugëtimit në fshatin Sefer të eorigjinës së Idriz Seferit, bisedat me banorët ishin nostalgjike, ata na rrëfyen sesi ishte shpopulluar ky fshat dhe si u zhvendos familja e Idriz Seferit për shkak të dhunës së tmerrshme. Në një kodër rrethë 890 metra mbi nivel deti ndodhej vendi ku u zhvillua një nga mbledhjet e Idriz Seferit, së bashku me patriot të tjerë me emër.
Aty afër ne hasëm dhe një pllakë me mbishkrim persisht, nga ku na u pohua se ky ishte varri i Isufit, babai i Idriz Seferit .Kujtimet luftarake dhe bisedat e kujtimeve të herëshme na i pohoi edhe vet Qamil Vlora, nipi i Ismail Qemalit, i cili në kujtimet e Eqerem Bej Vlorës, pinjollit të familjes Vlora, lexonte: Në vitin 1909 kam qenë mysafir në Konakun e Idriz Seferit, dhe kam parë sesa ndershmërisht përpiqej Idrizi ta përshtaste bashkēpunimin e tij me kërkesat e perandorisë. Ai ishte pa asnjë arsim por njē atdhetar shqiptar, i cili donte që vendi i tij i vogël të kishte tê drejtën e pakushtëzuar, të jetonin siç kishin jetuar të parët e vet.
Idrizi ishte një hallkë lidhëse midis kohëve kalorsiake të Shqipërisē dhe tê sotmes, për nderin e shtëpisë dhe të fisit të tij. Idriz Seferi ishte ball i kryengritjeve, luftëtari më sypatrembur dhe i fortë sa vet malet. Pasardhësit e tij njerëz me virtyte patëtiotike, na rrëfyen kujtimet që kanë ruajtur nga paraardhësit. Njaziu, nipi i tij na shoqëroi edhe pranë fshatit Zhegër aty ku ndodhet edhe vendvarrimi i Idriz Seferit.
Dokumentat dhe shtypi i kohës pohojnë se nga dhjetori i vitit 1913 deri nê verë të vitit 1914 Idriz Seferi ishte aktiv në ngjarjet që po përcillnin Kosovën. Ato shkruajne se: Në Luftimet e Kaçanikut, një shumicë shqiptarësh kanë ç’ue krye me nê krye Idriz Seferin një ndër të parët e kryengritësve të kohês së qeveris Otomane, ka lënë shtëpinë e vet dhe ka dalë në shesh t’luftës” Veprimtaria e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pakufi, disa prej fjalēve të tij drejtuar të rinjëve ishin: A i keni pa lisat e vjetër të Karadakut? Ata nuk mund ti shkeli as era, as fërfëlliza , as bora e as ngrica, se lisi me lis mbështetet e i qëndron furtunës! Ashtu duhet edhe ne ta mbështesim njëri tjetrin dhe ti qëndrojmë dhunës terrorit e shkjaut dhe ashtu duhet të qëndrojmë në vendin tonë”
Idriz Seferi gjatë 56 viteve veprimtari aktive ka organizuar ose ka marrë pjesë në 35 beteja të armatosura kundër pushtuesve osmanë, serbë e bullgarë.