Martesa, divorce dhe.., historia tronditëse e gruas që tani kërkon njërën nga...

Martesa, divorce dhe.., historia tronditëse e gruas që tani kërkon njërën nga vajzat: Ju lutem më ndihmoni

651
0

Një rrëfim tronditës ka ardhur sot në News24 në emisionin “Me zemër të hapur”. Bëhet fjalë për një nënë që me peripeci të shumta në jetë, me martesa, divorce, vdekje, varfëri i është dashur të dhurojë dhe vajzën e saj për ta shpëtuar.

 

Marjana është 54 vjeçe dhe jeton në Gjermani prej 5 vitesh. Ka qenë për vite të tëra nëpër familjarët e vetë. Ka jetuar ku të mundte, tek motrat dhe vëllai. U martua në vitin 1981 dhe jetoi për 10 vite në Elbasan. E morën në shtëpinë e tyre tek prindërit e Marjanës, dhëndrin.

 

Pasi lindën 2 vajzat binjake u divorcuan për shkak të xhelozisë dhe abuzimit të alkoolit të bashkëshortit. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë 4 fëmije, 3 vajza dhe një djalë. Gjykata vendosi që djali të qëndronte me babain dhe 3 vajzat me nënën. Ai u rimartua pas disa kohësh dhe jeton në Pogradec. Marjana u rimartua në vitin 2003 dhe vajzat i mbajti daja dhe tezet. U rimartua në Maqedoni, në vitin 2004 erdhi në jetë një vajzë tjetër.

 

Pas 10 vitesh i shoqi vdiq për shkak të një sëmundje, nuk bënë dot bashkë celebrim se ai nuk ishte divorcuar nga një martesë tjetër. Pas vdekjes së tij u largua nga atje se ai kishte 5 fëmijë të tjerë atje. Bashkë me gocën u largua, u rimartua me dikë nga Ohri. Jetuan 2 vite bashke, bën celebrim, por dhe ai ndërroi jetë.

 

Pas vdekjes se burrit të 3-të mori vajzën me vete dhe shkoi në Francë, e ka përcjellë motra që sot nuk jeton më. Në fund të vitit 2013 u largua për në Francë. Qëndroi 1 vit atje, se nuk e lejuan të qëndronte më dhe u largua në Gjermani në 14 mars 2015. Është akoma atje së bashku me vajzën.

 

SI U NDA NGA VAJZA

 

Marjana tregon se në vitin ’92, kur ishte 27 vjeçe dy vajzat binjake i kishte në spital pasi ishin distrofike dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që gaboi duke dhuruar një prej tyre pasi nuk kishte mundësi ekonomike.

 

“Në vitin 1990 u bëra me dy vajza. Në 1991 u ndava nga bashkëshorti, gjykata i dha djalin ndërsa tre vajzat mi dha mua në ngarkim. Po kaloja shumë vështirësi ekonomike. Në 1992 një person më tha që një çift do më ndihmonte. Çifti ishte grek, unë u prezantova. Zonja që do më ndihmonte më tha se ata kishin dhjetë vjet pa fëmijë dhe donin të birësonin një fëmijë. Pyeta nga ishin, më thanë nga Selaniku. Pyeta nëse do mbaja kontakte me ta, ata më thanë po do të kemi kontakte, madje më thanë që mund të shkoja edhe unë në Selanik. Mora një nga vajzat dhe bashkë me ta ikëm në Kapshticë. Vajzën ia u fala, ata e kaluan nga Mali. Të nesërmen i mora në telefon dhe nuk më përgjigjeshin. Vajta të takoja zonjën nga Shqipëria edhe ajo nuk ishte në shtëpi. Ajo ikte dhe vinte në Greqi. Kaluan vite, pata vështirësi pasi kur lashë burrin shumë më paragjykuan. Megjithatë i rrita dy vajza, i martova. Më pas ika në Maqedoni, aty u njoha një tjetër person, bashkëjetova 10 vjet me të, zoti na gëzoi me një vajzë, por fatkeqësisht personi që unë bashkëjetova u nda nga jeta. Pas një periudhe kohe njoha dikë tjetër u martova, bëra celebrim me të por edhe ai ishte i sëmurë, dhe pas një periudhë gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u nda nga kjo jetë. Pas vdekjes së burrit të dytë u nisa për në Francë. Në Francë nuk më mbajtën, dhe sot unë bashkë me vajzën 14 vjeçe jam në Gjermani. Unë jam mashtruar , ata më kanë mashturar por unë i besova sepse isha në vështirësi”, tha gruaja me lot në sy.

 

Ajo tregoi se me djalin që ka me bashkëshortin e parë mban kontakte por jo me babain e tij.

 

“Me djalin mbaj kontakte, por me ish-bashkëshortin jo. Unë ish-bashkëshortit nuk i kam thënë që e fala një vajzë, por ai e ka marrë vesh ndoshta nga dy vajzat e tjera. Për 27 vjet nuk kam pasur kontakte me të sepse ai është rimartuar. Djali nuk e përjetoi mirë situatën, u zemërua me mua. Vajzat e kanë marrë vesh kur kanë qenë në moshë madhore, ato me mirëkuptojnë se janë nëna vetë, por vajza që kam me vete sot, e ka marrë vesh tani pasi më dëgjoi që flisja me gazetaren. Unë e pranoj që jam fajtore, se unë i besova një personi që unë jetoja me të dhe ai gruan që më lidhi me çiftin grek e kishte njerkë. Gruaja që më ndihmoi mua kishte marrëdhënie shumë të mira me çiftin grek. Unë nuk e di nëse vajza ime është gjallë apo jo dhe ku ndodhet. Zonja Vera është e vetmja që e di se ku është vajza ime.

 

Në datën 1 maj kanë ditëlindjet. Mban mend që vajza si shenjë dalluese ka një nishan poshtë mjekrës por nuk ngjan me motrën binjake. Ju kërkoj ndihmë, dua të rigjej vajzën time”, tha gruaja.

 

Burimi: BW