Marrëdhëniet Kosove – Izrael ne stad historik shume pozitiv

Marrëdhëniet Kosove – Izrael ne stad historik shume pozitiv

419
0

Sot më datë 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, u firmos formalizmi i marrëdhënieve diplomatike mes republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

 

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur shefja e diplomacisë kosovare në një video të publikuar në Facebook, ku shtoi se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri më tani Kosovën e kanë njohur si shtet të pavarur 116 vende të botës.

 

Njohja e Izraelit si dhe iniciativa për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mund dhe ka shkaktuar reagime të shteteve të ndryshme të botës, porse parimisht nuk ka prodhuar dhe gjsat janë qe nuk, do prodhoje dëme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Kosova beri zgjedhjen e duhur dhe Serbia te gabuarën

 

Kosova beri zgjedhjen e duhur sugjeruar nga aleati i saj strategjik me i rëndësishëm për te dhe per te gjithë shqiptaret ne Ballkan. Aleati i saj SHBA që të parat njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 do te mbeten gjithmonë mbështetësi me i madh i Kosovës.

 

Problematika specifike e problemeve te mundshme me miqtë e tjerë si Turqia dhe shtetet arabe qe e kane njohur Kosovën shtet te pavarur duhet ta dine qe kjo është një çështje bilaterale mes Izraelit dhe Kosovës.

Kujtojmë qe lajmi për njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit, u bë publik më 4 shtator në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump.

 

Kjo ndodhi pasi Kosova dhe Serbia, nënshkruan nga një dokument me zotime për normalizim ekonomik dhe administrata e re amerikanë e Presidentit Joe Biden ja ka njohur këtë merite administratës se shkuar duke e cilësuar si hapin e duhur, pra nuk do te lëvize asnjë grime nga ky qëndrim politik.

 

Gazeta izraelite ‘The Jerusalem Post’, teksa publikoi një përpjekje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për ta parandaluar këtë marrëdhënie te re, bën me dije se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Izraelit. Por pavarësisht kësaj, Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jerusalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe s’mund te beje ndryshe, por një burim i paidentifikuar diplomatik Serb ka shtuar se marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen. Një gjë e tille duke njohur forcën ekonomike e diplomatike te Izraelit, do beje dem vetëm Serbisë dhe do te ndihmoje Kosovën.

 

Izraeli e ka kuptuar qe me pare te drejtën Kosovare te pavarësisë.

 

Sipas Akri Çipa ekspert i çështjeve të Ballkanit, master shkencor në Zgjidhjen e Konflikteve nga Columbia University në Nju Jork, Izraeli ka shprehur gjithmonë simpati për Kosovën dhe historinë e dhimbshme të popullit kosovar, por për hir të arsyeve pragmatike ka hezituar të vendosë marrëdhënie zyrtare me Prishtinën.

 

Lajmërimi në Uashington padyshim që nuk ka lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Gjithsesi, vendosja e ambasadave të reja në Jeruzalem e ndihmon pozicionin e Izraelit edhe nga fakti qe Kosova e mbajti premtimin e dhënë dhe kryeministri Hoti konfirmoi se ambasada e Kosovës do të vendoset në Jeruzalem.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti lajmin dhe nënvizoi se ky do të ishte “vendi i parë me shumicë myslimane që do hapë ambasadën në Jeruzalem.” Por ne qe jemi shqiptar dhe e njohim realitetin dhe historinë e shqiptareve me fete e dimë shume mire qe Kosova është vërtetë një vend me shumicë myslimane, por sigurisht qe është shumë më shumë se kaq.

 

Kosova si edhe Shqipëria është një shtet laik qe ne themelim dhe shoqëria kosovare karakterizohet nga pluralizmi fetar ashtu si te gjithë shqiptaret na te katër ish Vilajete e ish Perandorisë Otomane dhe toleranca fetare mbizotëron edhe ne Kosove si kudo ku ka shqiptare. Kosova ruan si traditën e saj myslimane, edhe atë të krishterë dhe është kategorike në angazhimin për mbrojtjen e të gjitha feve dhe komuniteteve, duke përfshirë dhe komunitetin e saj të vogël hebre, te cilin historikisht shqiptaret ngado e kane mbrojtur dhe respektuar me mire se serbet, apo greket.

 

Opinioni i Diasporës shqiptare ne USA për këtë hap historik te Kosovës dhe Izraelit?

 

Perqasje.com e bindur për rolin historik dhe aktual te Diasporës Shqiptarë ne USA, ne lidhje me këtë zhvillim te rëndësishëm gjeopolitik kontaktoi z. Ekrem Bardha, filantrop dhe biznesmen i njohur shqiptaro amerikan, lideri i Frontit Kombëtar Shqiptar në Michigan, bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) i cili është shume i vlerësuar për rolin si atdhetar në njohjen, pavarësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Z Bardha si gjithmonë i gatshëm na u përgjigj duke nënvijëzuar faktin qe Tel Aviv-i është duke arritur qëllimin e tij për të normalizuar lidhjet e tij me shtetet që nuk pranuan ta njohin atë për dekada, ndërsa thekson se Prishtina mori vendimin e duhur politik duke rene dakord për hapjen e misionit të saj diplomatik në Jerusalem, një veprim ky që, sipas z. Bardha, forcon vendimin e njëanshëm të Izraelit për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

 

Z Bardha, ne analizën e tij gjeopolitikë thekson se te dyja palët janë treguar kurrajoze kjo sipas tij sepse Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, por ne këmbim fiton njohjen nga Izraeli qe është një nga arritjet më të mëdha për Kosovën.

 

“Njohja e Kosovës do të përbënte një mik të shtuar për Izraelin. Përveç deklaratave të zyrtarëve të tyre, shqiptarët në përgjithësi ndajnë një simpati të thellë për komunitetin hebre dhe shtetin hebre, i cili manifestohet edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit. Kjo marrëdhënie midis shqiptarëve dhe hebrenjve u krijua qe me në tragjedinë e Holokaustit, kur shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë refuzuan të dorëzonin anëtarët e komuniteteve lokale hebraike në Italinë fashiste dhe Gjermaninë naziste – ndërsa ndihmuan gjithashtu shumë refugjatë hebrenj që iknin nga Qendra dhe Evropën Jugore duke u siguruar atyre ushqim dhe strehim.” – Thotë z. Bardha duke shtuar se kjo marrëdhënie u përforcua në 1999 kur, gjatë spastrimit etnik të kryer në Kosovë nga Serbia, Izraeli mirëpriti refugjatët shqiptarë.

 

Sot kemi një hap tjetër historik ne forcimin e marrëdhënieve midis dy kombeve me simbolike te madhe për boten dhe rajonin e Ballkanit, – përfundoi z. Bardha prononcimin e tij për Perqasje.com…