Maqedonia e pas 30 shtatorit! Nga Arian Galdini

Maqedonia e pas 30 shtatorit! Nga Arian Galdini

808
0

Që Referendumi i 30 shtatorit ishte një sfidë tejet e vështirë, kjo tashmë përveçse dihej paraprakisht, e ka edhe një përgjigje të pas faktit të ndodhur. Asgjë nuk habit në çka ka ndodhur ngase pjesa më e madhe e atyre zonjave e zotërinjve që sot drejtojnë Opozitën në Maqedoni, kanë qenë drejtues dhe aktivistë të Forumeve Rinore qê gjuanin me molotov e donin të digjnin Ambasadën e SHBA dhe ato të disa vendeve anëtare të NATO, kur protestonin kundër Luftës që NATO nisi për çlirimin e Kosovës. Ata janë koherentë në antiperëndimorizmin e tyre. Nuk kuptohet vetëm lehtësia apo naiviteti me të cilin e morën këtë Referendum, shqiptarët. Për ta dua të shkruaj. A e dinë shqiptarët se me mospjesëmarrjen e tyre masive në Referendumin e 30 shtatorit, kanë hapur lojën e një marrëveshjeje politike në Parlament? A e dinë shqiptarët se marrëveshja politike mund të sjellë edhe amnisti për Gruevskin dhe gjithë barbarët antishqiptarë që e qeverisën Maqedoninë për gati 1 dekadë? Referendumi i jepte fuqi madhore dhe të pastër forcave properëndimore duke mos ua lënë mbi shpinë nevojën e ndonjë ujdie politike me palën tjetër. Tani gjërat morën një udhë tjetër. Sidoqoftë, unë jam optimist se Perëndimi e sidomos SHBA nuk do ta lejojnë Maqedoninë të bëjë asnjë hap në prapakthim. Referendumi i pati edhe të mirën e tij. 38% e qytetarëve votuan e prej tyre mbi 90% votuan pro. Kjo dëshmon se tashmë forcat properëndimore janë shumicë e fortë në Maqedoni. Jam besimplotë që Maqedonia nuk do të bëhet Askundland pas këtij Referendumi. Përkundërazi do të jetë NATO. Uroj që shqiptarët ta kuptojnë dhe të vetëdijësohen për rolin e tyre si themeli i EuroAtlantizmit të Maqedonisë.