Manjati dhuron $400 dhe le të birin pa shtepi. Një histori e...

Manjati dhuron $400 dhe le të birin pa shtepi. Një histori e pazakontë frymëzimi

462
0

Trashëgimtari i agjencisë më të madhe të pasurive të paluajtshme të Hong-Kongut nuk zotëron një shtëpi, por jo vetëm kaq! Ai gjithashtu nuk do të mundet të trashëgojë as pasurinë prej 400 milionë dollarësh, të Centaline Group themeluar në 1978, në pronësi të të atit, pasi sipas Bloomberg Billionaires Index shuma u dhurua për bamirësi më shumë se një dekadë më parë. Megjithatë, edhe pse po humbet treshëgiminë e paraardhësve të tij dhe disa nga manjatët e Hong-Kongut po i marrin kontrollin e biznesve familjare, duket se Alex Shih nuk është i shqetësuar.

 

Vitin e kaluar Li Ka- shing, njeriu më i pasur i qytetit i kaloi bizneset e tij në dorën e të birit Victor dhe me sa duket edhe miliarderi Lee Shau Kee po mendon të njëjtën gjë. Muajin e kaluar ai u shpreh se po mendon seriozisht tërheqjen nga biznesi dhe kalimin e Henderson Land Development Co. tek dy djemtë e tij.

 

30-vjeçari Shih, i pyetur çfarë mendonte rreth vendimit të të atit, për të mos u treshëguar pasurinë tre fëmijëve të tij, por dhënien e saj për bamirësi, u shpreh se e pranonte plotësisht veprimin. Sipas tij, i ati ua kishte qartësuar vendimin që më herët kur ata ishin ende shumë të rinj, për t’ju treguar se jeta e tyre nuk do ishte thjesht e rehatshme dhe e varur nga një pasuri e gjetur gati nga ai. Përkundrazi, nëse donin vërtet të shijonin thesarin e dëshiruar, duhet të punonin për ta ndërtuar atë hap-pas-hapi.

 

Dhurimi i pasurisë dhe trashëgimisë së të bijve për bamirësi, bëhej gjithashtu edhe me qëllim lehtësimin e varfërisë në Kinën rurale, duke ndërtuar infrastrukturën e duhur për të ndihmuar arsimimin e fëmijëve të disfavorizuar, për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

 

Shih morri drejtimin e Centaline Group i lokalizuar në Hong-Kong, në fillim të këtij viti, kohë kur u emërua nënkryetar i kompanisë duke zotësuar gjithashtu dy nga pesë pjesët e aksioneve. Megjithatë, kur baba ii tij 70-vjeçar, Wing-Ching Shih të dalë në pension së shpejti, post i kryetarit do i kalojë të birit.

 

Shih, erdhi në krye të kompanisë pas një viti të vështirë me të cilin ajo ishte përballur. Vitin e kaluar të ardhurat e komisionit u rritën me 1% në vit, në vlerën e 19 miliardë dollarëve HK, ose 2.4 miliardë dollar amerikanë. Megjithatë për shkak të konkurrencës në rritje në Kina, të ardhurat neto rranë me 52% në kuotën e HK $ 501 milionë duke shkaktuar një rënie të pronave të Hong-Kong-ut.

 

Megjithatë, që prej asaj kohe tregu duket se është rikthyer dhe Shih po mendon të modernizojë dhe zgjerojë më tej kompaninë. Ai ka qënë në mbikqyerje të projekteve inovatore të tilla si, shtëpia e realitetit virtual në 2017, apo implementimi i platformës blockchain kohët e fundit. Kjo nismë kryhej në kuadër të përmirësimit të shitjeve apo marrëveshjeve të qerasë.

 

Sipas perspektivës së Shih, kompania është një anije e madhe në lundrim dhe për ta bërë atë të lëvizë më shpejt, nevojiten mjete të reja teknologjike. E në një kohë kur përmirësimet kanë bërë

 

që firma të xhirojë miliona dollar transaksione në ditë, Shih duket se fiton rrogën e rregullt të një punonjësi të zakonshëm. Madje ai thekson se miqtë e tij, të punësuar tek sektori i financës në kompani, fitojnë shumë herë më tepër se ai.

 

I diplomuar në Shkollën e Shkencave Ekonomike dhe Politike të Londrës, Shih e konsideron veten si një qytetar mesatar të Hong- Kong, me një punë e një zyrë të vogël, të arreduar lire. Edhe kur vjen puna tek hobet që ka, duket se ai është jashtë kornizave të miliarderëve tipikë që shpenzojnë shumë edhe në argëtim apo kohën e lire, pasi prefernecat e tij përfshijnë thjesht badmintonin edhe ecjen malore.

 

Kjo përulësi që e karakterizon vjen padyshim si pasojë e edukimit të tij modest. I ati nuk e bëri asnjëherë pjesë të shkollave ndërkombëtare të elitës, që dominohen nga të pasurit e Hong-Kongut. Përkundrazi, ai i regjistroi të bijtë në shkollat e subvensionuara nga qeverisja lokale dhe iu instiloi atyre filozofinë se paratë, që prej një moshe të herëshme, duhet thjesht të përdoren për të ndihmuar më pak fatlumët.

 

Fillimet e tij madje tingëllojnë çutitshëm, për birin e një miliarderi të fuqishëm, aspak të zakonta! Shih e nisi gjithçka si një agjent i thjeshtë imobiliar, që për të konkurruar me agjentët e tjerë të tregut për konsumatorët që synonte, do i duhej të dilte në treg, të qëndronte jashtë në diell, shi e tufan, përballë një sërë vështirësish.

 

Për më tepër, si shumica e millennials-ve, ai ende po kursen për blerjen e shtëpisë së tij, në qytetin e renditur si një nga më pak të përballueshmit në botë, për nëntë vitet e fundit. Qëllimi i tij është blerja e një apartamenti me dy dhoma gjumi, në një lagje të shtresës së mesme të West Kowloon, ose pak më larg në Ho Man Tin, pasi në këto zona transporti publik ka një shpërndarje të mirë dhe janë potencialisht në rritje për çmimet e kartave tërheqëse. Sigurisht, të bën përshtypje fakti se asnjë nga zonat e preferuara të tij nuk gjendet tek pallatet dhe lagjet multi-milionë dollarëshe që kompania e tij shet dhe madje shumë larg tyre.

 

Sipas tij, shtëpia e pare që njeriu blen ndoshta nuk është ajo më e mira, më e dëshiruara, ajo që gjithësecili ëndërron, por e gjitha fillon me pak, aq sa mundësitë vërtet janë. Pastaj, me rritjen e tyre, edhe ne fillojme ngjitemi më tej. I pyetur për ndonjë këshillë drejtuar moshatarëve, ai është tepër modest për ta parë veten duke dhënë këshilla, por mjaftohet vetëm me kaq: “Jini realisët!“