Manjani: Tahiri shanse për pafajësi

Manjani: Tahiri shanse për pafajësi

397
0

Ish-ministri i DrejtësisëYlli Manjani, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria dje kërkoi 12 vite burg.

“Sjellja politike e vetë Saimirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim. Por Saimiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër. Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë”. thotë Manjani.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manjani tha se në gjykatë duhen prova dhe jo emocione turmash dhe deklarime politike. Sipas Manjanit, dosja e prokurorisë është shumë e varfër me prova, duke shtuar sipas tij dhe shanset për pafajësi për Tahirin.

REAGIMI I MANJANIT
Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme.
Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe.
Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi.
Herët a vonë akuzat pa prova bien.
Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.
Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit.
Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!
Po me shpërdorimin e detyrës?!

Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?!
Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.
E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim.
Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër.
Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë.
Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!
Duhet të instistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standard.
Kjo llogjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf.

Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme.
Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër. Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!!
Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci.