Màllakastër, mendonin se s’kishte njëri në shtëpi e hyjnë të grabisin, hajdutët...

Màllakastër, mendonin se s’kishte njëri në shtëpi e hyjnë të grabisin, hajdutët rrèmbèjnë zonjën e shtëpisë dhe e mbysin në rezervuar. Një nga autorët nipi i burrit..

412
0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin e Gjerbës të Mallakastrës. Trupi i pajetë i Drita Saliut është gjetur nga banorë të zonës në rezervuarin e fshatit, ku edhe dyshohet se është vrarë. Mësohet se tre të rinj kanë shkuar për të grabitur shtëpinë e gruas duke menduar se në banesë nuk kishte asnjë person. Por pasi kanë hyrë kanë pikasur të zonjën e shtëpisë. Në mënyrë që ajo mos t’i kallëzonte në Polici për shkeljen, tre grabitësit e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe më pas trupin ia kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Familjarët e saj pasi janë rikthyer në shtëpi nuk kanë vënë re asnjë gjurmë nga ajo dhe menjëherë kanë nisur kërkimet. Ditën e sotme ata kanë vendosur që të kontrollojnë gjithashtu edhe pranë rezervuarit ku edhe kanë pikasur trupin e saj të pajetë.

Njoftimi i policise

 

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

 

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar  si autorë të  vrasjes së 50 vjeçares

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

 

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

 

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

 

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  arrestuan shtetasit:

 

  1. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

 

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.