Makro Shengen shqiptar, apo Mini Shengenin ballkanik? Dhe roli i Rrugës se...

Makro Shengen shqiptar, apo Mini Shengenin ballkanik? Dhe roli i Rrugës se Kombit! Nga Artur Nura

428
0

Ndërsa kam lexuar disa shkrime rreth projektit shumëdimensional të rrugës Durrës-Kukës, kam vënë gjithashtu re se komentohet rregullisht dimensioni i saj fizik dhe ekonomik! Nuk analizohet, ose preket vetëm cekët, plani tjetër i këtij projekti të cilin mesa duket jo të gjithë mund t’ia lexojnë funksionin.

 

Sipas meje, më e rëndësishme tek ky projekt nuk është rruga fizike dhe makinat, mallrat, njerëzit që kalojnë dhe kur, por funksioni i saj gjeopolitik e psiko-social dhe kulturor, i cili ka filluar tashmë veprimin e tij në Ballkan e më gjerë. Kjo në funksion të inspirimit politik dhe social që ajo sjell në rajon, por në mënyrë të veçantë në territoret shqiptare të Ballkanit edhe padyshim këtu midis nesh dhe ekuilibrave tonë politik pan shqiptar!

 

Padyshim që kjo rrugë është hedhur si rezultat i të tashmes dhe projektim i së ardhmes dhe sjell një riformim të bindjeve gjeopolitike në shoqërinë e gjerë kosovare dhe rrit optimizmin e tyre për të ardhmen politike të shtetit më të ri evropian me me shume pavarësi ekonomike nga Serbia dhe me shume lidhje denamike me Shqipërinë.

 

Sigurisht që ajo ka vënë në lëvizje dhe Beogradin dhe aleatët e tij të mëdhenj e të vegjël të cilët prodhojnë ide alternative të cilat e tejkalojnë dimensionin pan-shqiptar dhe tentojnë ta relativizojnë atë ne rajon e me gjere..

 

Fillimisht dua të them se mjafton të shohësh reagimet më të vendosura politike që vijnë nga Prishtina kundrejt Shkupit dhe Beogradit de këtij te fundit ndaj Kosovës dhe Shqipërise. Nuk është çudi qe projekti i Minishengenit Ballkanik te jete një projekt qe kërkon te relativizoje rolin e Rruge se Kombit dhe realizoje endrren serbe te daljes ne det.

 

Se fundi Serbia me kalimin e kohës ne vend qe të moderojë qëndrimet e saj ndaj Pavarësisë së Kosovës dhe sigurisht mbylljes e lëvizjes e lirë të mallrave dhe njerëzve me të, nxiti me mbeshtetes naive nga Tirana prohejtin e ndryshimit te kufijve dhe pas deshtimit te tij Minischengenin Ballkanik.

 

Serbise vetem per ti ulur dozat e ultra nacionalizmit serb, i duhet imponuar ëndrra shumëshekullore gjeopolitike e daljes në det vetem nga territori i Kosoves dhe jo ta “baypasoje” atë.

 

Jeta politike e rajonit tashmë ka marrë një drejtim krejt të kundërt me vitet 1913, 1920, 1944 dhe pse jo edhe viteve 1990. Kjo padyshim do reflektohet edhe brenda shoqërive përkatëse, të cilat nuk mund të qëndrojnë të painfluencuara nga rrjedhat historike të politikës.

 

Në fakt, kjo kthesë filloi në sajë të rolit të politikave anglo-saksone ndaj vëmendjes së Perëndimit për Ballkanin dhe sigurisht kundrejt atij ruso-sllav tradicional në rajon. Viti 1999 dhe ndërhyrja e NATO nën rolin principal të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe shënoi fillim e kësaj kthese të madhe historike për vendet ish-jugosllave dhe tërë Ballkanin qe se fundi sipas opinionisteve te ndryshem ne rajon po kerkon ta baraspeshoje projekti serb me mbështetjes ruse i ndryshimit te kufijve apo Minishengenit ne vend te integrimit evropian te te gjithë Ballkanit perëndimor.

 

Dimensioni psiko-social i rrugës në Shqipëri e më gjerë…

 

Padyshim që vëmendje ky projekt kërkon edhe duhet të ketë në ekuilibrat socio-kulturor dhe politik të diferencave veri-jug edhe brenda Shqipërisë. Temë kjo reale, anipse për arsye krejt objektive trajtohet deri diku si tabu!

 

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këto diferenca edhe pse për to flasim gjithmonë me gjysmë zëri. Ato janë politike, kulturore, gjuhësore dhe ekonomike. Këto diferenca nuk kanë ardhur në realitet nga shkaqe abstrakte, por thjesht reale dhe objektive.

 

Veriu i Shqipërisë edhe prej shkaqeve dhe projekteve gjeopolitike të dikurshme (të cilat i prekëm kalimthi edhe më lart) ka qenë më i varfër dhe më i izoluar se Jugu i Shqipërisë. Kjo është konvertuar edhe në diferenca kulturore, ekonomike dhe si rezultat edhe psiko-sociale.

 

Fakti që komunizmi shqiptar, origjinë e së majtës edhe të sotmes anipse të moderuar, ka penalizuar këto treva më shumë se të tjerat, ka bërë shoqëritë respektive ta paguajnë këtë kosto me rezultate të ndryshme.

 

Mjafton të kujtosh që para viteve 1990 qytetarët e Kukësit, Tropojës, Peshkopisë, Shkodrës dhe më gjerë, për shkak të mbylljes së kufijve shtetërorë, mund të kërkonin një jetë më të mirë vetëm në Tiranë! Kjo ndodhte, anipse Tirana kryeqyteti i Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike dhe urbane ishte më e largët se qytetet e tjera jashtë Shqipërisë dominuar nga popullsi Shqiptare.

 

Sigurisht, duke mos harruar se këtë ata duhet ta bënin vetëm në mënyrë të kontrolluar nga partia e vetëm nëpërmjet procesit të famshëm të pasaportizimit gjate diktatures se majte komuniste!

 

Kukësi me Prizrenin, Tropoja me Gjakovën, Shkodra me Podgoricën, Peshkopia me Dibrën e Madhe (edhe të tjera qytete me radhë) vetëm pas viteve 1990 mundën të rikomunikojnë me kushërinjtë e tyre dhe të bëjnë pse jo edhe biznese të përbashkëta.

 

Kjo mundësi e re ardhur me demokracinë në Shqipëri dhe Ballkan padyshim që u dha hapësirë të mëdha kësaj pjese respektive të shoqërisë sonë për më shumë liri, veprim dhe pse jo edhe rol në zhvillimet politike të Shqipërisë dhe më gjerë në rajon.

 

Kjo nisje e re u kristalizua më e qartë dhe më e lexueshme me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe pavarësinë e saj; me më shumë demokraci dhe liri për shqiptarët e Maqedonisë dhe me lëvizjen e lirë si koncept dhe standard evropian.

 

Rruga Durrës-Kukës mund të shihet vetëm në funksion të këtij standardi të lirisë, i cili sjell mundësi prosperiteti social dhe ekonomik në këto treva dhe fillimisht ndez një dritë në tunelin e të ardhmes të të gjithë shqiptarëve në rajon.

 

Ajo do lidhë fillimisht interesat e të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë se Mesme dhe Jugore me Veriun dhe të gjitha territoret shqiptare të Ballkanit dhe kjo ka nisur me dimensionin psiko-social, i cili ka filluar funksionin e tij tashmë dhe kjo është e lexueshme vetëm politikisht…

 

Pozicionet gjeopolitike te Kurtit dhe Rames

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e prishi traditën e paraardhësve të tij duke e zhvilluar vizitën e parë si kryeministër në Tiranë, dhe takimi mes dy kryeministrave tejkaloj afatin kohor të parashikuar në protokoll!

 

Kryeministri Albin Kurti preferoi që iniciativës së shumë promovuar nga Edi Rama dhe Aleksander Vucic të MiniShengenit Ballkanik, ti jepte një emërtesë të re kur u pyet nga gazetaret. Ai tha pak a shume se më parë duhet nje makro Shengen shqiptar sesa ai Mini Shengenin ballkanik”.

 

Por thëne ne fjale te varfra qe simbolizojnë logjike te pasur gjeopolitike dhe historike e për me tepër ne drite vështrimin e këtij artikulli analizuar me lart, qëndrimi i kryeministrit te Kosovës qe nuk drejton dot akoma OSBE-ne, është shume me largpamës se ai i kryeministrit te gjate te Tiranes ne këtë rast dritëshkurtër.

 

A mendoni dhe ju kështu?