Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik e madje e njihte...

Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik e madje e njihte shumë pak, reagimi i Meridianit nuk duhet humbur

302
0

Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik e madje e njihte shumë pak, reagimi i Meridianit nuk duhet humbur

I ftuar dje në “Shqipëria Live”, Luiz Ejlli foli për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të Big Brother VIP kanë deklaruar se janë miqtë e tij.

Ndër të tjera Luizi u shpreh për Meridian Ramcaj, një nga mbështetësit më të mëdhenj të artistit se nuk e kishte mik dhe e njihte vetëm si fytyrë.

“Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt”, tha Luizi.

Ndërkohë, kanë mjaftuar pak orë dhe shumë reagime në rrjet nisur nga deklarata e Ejllit, që edhe vetë Meridiani të shprehej në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ish-banori i “BBVIP” në edicionin e parë, ka postuar në InstaStory-n e tij një shprehje e cila thotë:

“Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.