Në 20:45 në “Loro Boriçi” luhet akti i parë. Por spektakli nga tifozët duket se e ka kaluar provën. Qyteti i Shkodrës është ndezur, ndërsa tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë karikuar situatën. Tifozët kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga diaspora. Nuk do të mungojnë në këtë përballje as plisat e Prishtinës, të cilët janë të kudondodhur ku luan Kombëtarja. Shqipëria është përballur plot 10 herë me Turqinë, në të gjitha kompeticionet, përfshi edhe ndeshjet miqësore, ndërsa bilanci është tërësisht i barabartë, me 4 fitore të kuqezinjve, 4 të turqve dhe dy barazime.