Një fund dramatik për skuadrën e Luftëtarit. Pak vitet më parë gjirokastritët luftonin në kompeticionet evropiane, ndërsa tashmë rrezikojnë shkrirjen si ekip.
Sot, në stadiumin e Gjirokastrës duhej të luhej sfida mes Luftëtarit dhe Elbasanit, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Mirëpo, kjo ndeshje nuk është zhvilluar pasi drejtuesit e klubit bluzi i kanë mbyllur dyert e stadiumit, pasi nuk ka më një ekip të cilin mund ta zbresë në fushë për shkak të largimit të të gjithë futbollistëve.
Tashmë, Luftëtari përveç eliminimit, do të përjashtohet ky kompeticion për një apo 2 vite. Por ajo që habiti sot ishte fakti se FSHF ashtu si e kërkon rregullorja nuk kishte dërguar në Gjirokastër zyrtarët e ndeshjes.
As ekipi i Elbasanit nuk ka udhëtuat drejt qytetit jugor për të bërë formalitetin, duke u paraqitur dhe fituar në tavolinë.
Tashmë Elbasani mund të quhet ekipi i parë i kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Luftëtari me shumë gjasa do të riniset vitin e ardhshëm nga Kategoria e Dytë pasi as në këtë sezon të Kategorisë së Parë nuk do të marrë pjesë.