Luani, parashikimi i muajit Maj 2020

Luani, parashikimi i muajit Maj 2020

618
0

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Luan, Hënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Luanit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

I dashur Luan. Pres që të nxirni gjëra të bukura këtë muaj sepse do zhyteni shumë thellë në vete dhe do gjeni shumë arsye për t’i kushtuar vëmendje kreativitetit tuaj. Dielli yt i dashur, trupi qiellor që të drejton, është në shenjën e Demit deri më datë 20 maj. Qëkurse ka filluar periudha e shenjës së Demit e deri në fund të saj, është momenti i fokusit tek karriera dhe tek roli juaj në shoqëri. Duhet ta përdorni këtë periudhë për të ekzaminuar jetën dhe për të organizuar të tashmen në bazë të asaj që planifikoni në të ardhmen. Është periudhë gjatë të cilës mund të manifestoni egon tuaj, të ktheni në realitet synime që i keni patur brenda vetes. Mos u hiqni si dikush që s’jeni, duhet të bëni atë që doni sepse e vërteta e kush jeni dhe çfarë doni do dalë në pah dhe mund t’ju gjejë larg prej zgjedhjeve tuaja nëse këto zgjedhje nuk i bëni duke patur parasysh vetëm çfarë ka thellësisht dhe realisht më shumë rëndësi për ju. Kjo është gjithashtu periudhë gjatë të cilës mund të bisedoni dhe të kaloni më shumë kohë me prindërit.

Më datë 3 maj, planeti i Afërditës (apo Venusi) dhe Neptuni, mund t’ua bëjnë të vështirë të merrni me një çeshtje që është personale, romantike dhe kjo është një ditë që është e tillë e vështirë për të gjitha shenjat, por aspekti ku prekeni ju veçanërisht si Luanë është fusha e njëmbëdhjetë astrologjike që përfshin gjërat që bëni në shoqëri, për shembull aktivizimin tuaj në mbrojtje të kauzave sociale, përfshin miqtë, kolegët dhe gjithashtu komunikimin tuaj me energjinë tuaj të brendshme dhe me universin. Gjithashtu preket fusha e tetë astrologjike që lidhet me kufizimet jo të jashtme por të brendshme, me frikërat tuaja dhe gjërat tabu. Kjo është një fushë që prek emocionet tona më të vështira për tu kontrolluar, atë anë tonën që nuk e duam. Shkruajta një postim mbi hijen tonë apo anën tonë të errët në përgjithësi si individë. Është diçka që e ka nxjerrë Carl Jung në pah dhe ka të bëjë me gjëray që ne refuzojmë të përballim tek vetja. Data 3 maj për ju është një përballje tensionuese mes fushës së njëmbëdhjetë dhe tetë, mes gjërave që përfaqëson njëra dhe tjetra. Mund të përfundojë një miqësi ose mund të transformohet. Mund të flisni me miqtë mbi diçka të pakëndshme, mund të bëheni më të vetëdijshëm mbi veten, mbi emocionet tuaja të parehatshme dhe të gjeni një mënyrë për tu bërë më emocionalisht objektivë, sepse fusha e njëmbëdhjetë është fushë e zgjuar në fund të fundit dhe ndoshta do gjeni një mënyrë të zgjuar për tu marrë me këtë pjesë të vetes.

Më datë 7 maj do kemi Hënën e plotë në shenjën e Akrepit. Kështu që do finalizohet një çeshtje e rëndësishme që ka të bëjë me shtëpinë apo familjen tuaj. Hëna e plotë në Akrep është një nga Hënat më intensive të vitit dhe këtë vit do jetë veçanërisht e nevojshme për ju që të tërhiqeni pak prej botës, të gjeni komfort dhe të krijoni distancë nga kërkesat e botës. Relaksohuni në shtëpi, reflektoni mbi sjelljet tuaja, mbi ndjenjat dhe veprimet tuaja. përpiquni që të analizoni se çfarë po ju ndikon në mënyrë të tillë që nuk po e shprehni dot veten. Cili është ndikimi i zakoneve dhe i të shkuarës suaj mbi ju sot? Nëse po kontrolloheni nga diçka e cila nuk po ju lejon që të ecni përpara, duhet të bëheni të ndërgjegjshëm mbi këtë dhe ta luftoni.

Më datë 11 Maj, Saturni do fillojë lëvizjën e tij të zmbrapsur dhe mund të prisni qq nga kjo datë e deri në fund të muajit shtator, të mësoni shumë mbi marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe mbi shëndetin tuaj.

Më datë 13 Maj Afërdita do fillojë të zmbrapset dhe zemra do fillojë të kërkojë sqarim. Deri më datën 25 qershor, do keni kohë mjaftueshëm për të rregulluar paqartësi me veten tuaj dhe me partnerin/partneren ose me miq me të cilët keni patur konfuzion.

Më datë 14 Maj Jupiteri do fillojë të zmbrapset dhe deri më datë 13 shtator do bëheni më të ndërgjegjshëm mbi shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve dhe do fillojë një periudhë ku do ndjeheni më të lehtë, më rehat me mendimet dhe më të qartë mbi atë çfarë doni të shprehni.

Më datë 22 Maj do kemi Hënën e re në shenjën e Binjakëve, kështu që do fitoni një ndjenjë të munguar lirie, një çlirim i cili do ju ndihmojë që të kuptoni cilat janë dëshirat tuaja, do arrini të shikoni dhe gjykoni më qartë, më shpejtë. Prej shtysës që do merrni prej Hënës së re, mund të merrni disa kthesa apo të bëni disa ndryshime që do ju ndihmojnë ta bëni jetën tuaj shumë më të përshtatshme për ju, pra të bëni një jetë që është më afër asaj çka funksionon për ju e që ndoshta s’keni patur kurajo ta përqafoni më parë. Mund të shpërbleheni në punën tuaj, të merrni më shumë përfitime prej diçkaje të caktuar dhe do ndjeheni më të rritur, të evoluar, një njeri më i mirë dhe krenar për veten. Shpresoj të gjeni përgjigjet, paqen dhe lumturinë e dëshiruar,

Qiell të mbarë.

Shperndaje