Lorik Cana na provoi sërish se është babai më shembullor në showbizin...

Lorik Cana na provoi sërish se është babai më shembullor në showbizin shqiptar

654
0

 

Para një viti ish- kapiteni i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, Lorik Cana u bë baba për herë të dytë. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Monika, i vendosën vajzës së tyre një emër tipik shqiptar, Enkelejda.

Ai ka postuar një status në Instagram ku shihet me vajzën e tij, në rrugët e Romës.

“Baba me Qikë janë dal me shetit! Në qytetin më të bukur në botë, në Romën e përjetshme”,- shkruan Loriku.Që nga ai moment Loriku ka shijuar prindërimin në Itali, aty ku ndodhet prej kaq kohësh së bashku me familjen e tij, megjithatë mes pozave e momenteve të ndara me ndjekësit, një detaj nuk ka ndryshuar. Ai asnjëherë nuk e ka shfaqur portretin e plotë të vajzës së tij.