Lorenc Trashi parashikon nga Kuvajti derbin Tirana-Partizani

Lorenc Trashi parashikon nga Kuvajti derbin Tirana-Partizani

439
0

Lorenc Trashi mendon se Partizani do të jetë fitues i derbit të kryeqytetit këtë fundjavë.

Mbrojtësi, i cili i dha lamtumirën të kuqve pak muaj më parë, beson se dora e Ilir Dajës po ndjehet në ekip dhe në “Procesi Sportiv” ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen e së premtes.

“Sigurisht që e kam ndjekur, nuk mund të rri dot pa ndjekur Partizanin. Kam parë ecuri të mirë deri tani. Të them të drejtën para se të fillonte kampionati, askush nuk e mendonte se do të ishte në 5 vendet e para. Por shoh që dora e trajnerit Daja duket dukshëm dhe ka bërë një ekip shumë të mirë. Kam parë që ka ndryshuar disa role si i Bardhit dhe duket që është përshtatur. Duket dora e trajnerit dhe kam besim që do të ecë shumë.

Të them të drejtën duke parë organikën, po ata futbollistë janë, nuk është se ka bërë merkato. Janë ata që kanë dalë kampion. Nuk më befason, e prisja.

Unë kam luajtur 6 vite te Partizani dhe janë vitet më të mira të karrierës time. Partizani është si familja ime. Gjatë këtyre 6 viteve kam humbur vetëm 2 derbe, një nuk isha në fushë. Kur humbet derbi do të thotë që nuk je mirë dhe kundërshtari është shumë larg teje, aq më shumë në derbi që bëhet dramatike një humbje.

Mendoj se e fiton Partizani me rezultat 1-0 dhe mendimi personal është se e shënon golin Solomon.

Kuvajti? Nuk është niveli që prisja, kam mbetur i çuditur se ka nivel shumë të mirë. E them me bindje se ka nivel më të lartë se Shqipëria”, tha Trashi.